Sarandë/ Gjobitet peshkarexha, policia sekuestron 1700 litra naftë dhe vaj kontrabandë

0
167

Grupi i Antikontrabandës Detare në Degën Doganore Sarandë ka zbuluar sot një sasi prej 1500 litra naftë dhe 200 litra vaj kontrabandë, të padeklaruar. Sasia e karburantit kontrabandë u gjet gjatë kontrollit të motopeshkarexhes “Akuario”.

Pas konstatimit të sasisë së karburantit kontrabandë, subjekti u penalizua, bazuar në Kodin Doganor dhe ligjit për akcizat.

Vlera e penalitetit arrin në rreth 3.7 milionë lekë.

Kontrollit të Grupit të Antikontrabandës Detare iu nënshtruan sot një grup motopeshkarexhash në Degën Doganore Sarandë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here