Gjendet një kufomë në Dajt, ishte varrosur prej 6 muajsh

0
293

Një kufomë në fazat e dekompozimit është gjetur mesditën e së dielës në zonën e Priskës, në periferi të kryeqytetit, në rrugën Tiranë-Dajt.

Kufoma, që i përket seksit mashkull dhe rezulton nga 35 deri në 40 vjeç, është gjetur në vendin e quajtur “Zabel” nga gërmimet e qenit të një bariu, i cili ka qenë duke lëvizur në këtë zonë.
Sipas informacioneve të para, kufoma ka mbi 6 muaj që është groposur, ndërsa në bazë të hetimeve të deritanishme dyshohet se më parë ai është ekzekutuar me armë zjarri.
Çështja mësohet se i ka kaluar për hetime të mëtejshme sektorit për krime të rënda në Policinë e Tiranës, ndërsa kufoma është dërguar në morg ku po analizohet nga specialistët mjeko-ligjorë për të zbardhur shkaqet zyrtare të vdekjes.
Policia dyshon se kufoma mund t’i përkasë ndonjë personi të zhdukur kohët e fundit. Numri 1 i listës së të zhdukurve është Enver Stafuka, familjarët e të cilit u interesuan mënjëherë në organet e rendit sapo lajmi u bë publik.
Por, nisur nga gjatësia e trupit, policia ka dalë në perfundimin se kufoma nuk është e Stafukës. Megjithatë, kjo do të zyrtarizohet kur të përfundojë ekspertiza e plotë mjeko-ligjore.
Uniformat blu i kanë fokusuar hetimet tek personat e zhdukur gjatë gjashtë muave të fundit, të cilët janë denoncuar zyrtarisht në zyrat  vendore të policisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here