Rinas/ Paguan 2 mijë euro për të shkuar në Angli, arrestohen në Rinas për falsifikim

0
184

Policia Kufitare  në Rinas  arreston në flagrancë dy shtetas për “Falsifikim dokumentash”.

Nga ana e Shërbimeve të Policisë Kufitare Rinas  u arrestuan  në flagrancë  bazuar në nenin 189/2 dhe 186/2 të Kodit Penal ”Falsifikim i pasaportave, letërnjoftimeve ose i vizave” dhe ”Falsifikim të Dokumentave” shtetasit, Saimir Çuni, 33 vjeç, lindur  dhe banues në Lezhë.

Bylbil Muja , 40 vjeç, lindur dhe banues në Kukës. Shtetasit e mësipërm janë paraqitur për të udhëtuar në kabinat e daljes nga R.SH në aeroportin e Rinasit ku do të udhëtonin  në drejtim të Francës, më pas në drejtim të  Irlandës me  destinacion final Anglinë. Gjatë kontrollit në vijën  e dytë secilit i’u gjet dhe sekuestrua , kartë Identiteti Italiane , Leje Drejtimi Italiane , Tesera sanitare. Këto dokumente pas ekzaminimit në Laboratorin e dokumentave në Rinas kanë rezultuar të falsifikuara. Njëri prej këtyre shtetasve ka deklaruar se këto dokumente ia ka bërë një shtetas  kundrejt shumës 2000 Euro. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here