Para deputetëve dhanë “llogari” Beqaj, Gjiknuri dhe Ahmetaj” Konçesionet s’dalin jashtë programit të PS

0
180

 

edi-rama-selia-ps Gëzim Saliu

Kërkesave të vazhdueshme të deputetëve socialistë për të pasur një bilanc lidhur me punën e qeverisë, ministrat e PS-së iu përgjigjën në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar. Mbledhja u kryesua nga kryeministri Rama dhe pjesë e saj ishte edhe kritiku i tij më i fortë Ben Blushi. Përgjatë 90 minutave që Rama dhe Blushi ishin përballë nuk pati debate mes tyre, ndërkaq deputeti socialist zbardhi në grup dokumentin që vërtetonte 32 shkeljet në statutin e PS-së. Ai u mundua të fliste lidhur me këtë pjesë por është ndalur nga Rucci i cili i pohoi deputetit se nuk ishin mbledhur lidhur me këtë çështje. Ndërkaq takimi me eurodeputetët Kukan dhe Flekenstein detyroi kreun e qeverisë të braktiste mbledhjen e cila më pas u drejtua nga kreu i grupit parlamentar Gramoz Ruçi. Në këtë pjesë para deputetëve socialistë raportuan tre ministra të qeverisë “Rama”, ai i Shëndetësisë Ilir Beqaj, ministri i Industrisë dhe Energjisë Damian Gjiknuri si edhe ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj.

Diskutimi

Koncesionet e firmosur nga ministrat socialistë që prej marrjes së pushtetit  kaluan dje nën “lupën” e deputetëve të grupit parlamentar.  Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri dhe Ilir Beqja dhanë llogari për koncesionet e tyre dhe punën e bërë deri më tani në krye të dikastereve që drejtojnë prej thuajse tre vitesh. Por në këtë diskutim nuk ka mugur ndërhyrja e deputetëve socialistë, të cilët kanë shprehur kritika për disa koncesione të dhëna. Burime pranë grupit parlamentar bën më dije se deputetët Fatmir Toçi dhe Besnik Bare i  kanë kërkuar ministrit Gjiknuri të anulojë koncesionet për tregun e  naftës në Gorishtë, Vllahinë dhe Amonicë, dhe HEC-in e Langaricës. Por  sipas ministrit kjo është e pamundur pasi kontratat janë hermetike dhe  prishja e tyre do të kishte kosto për shtetin. Në mbyllje të mbledhjes Ministri i  Ekonomisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj tha se në fokus takimit ishin partneritetet e fundit  publik-privat që qeveria ka lidhur për disa shërbime. Në një prononcim  për mediat Ahmetaj theksoi se nuk është hera e  parë që ministrat raportojnë para grupit parlamentar të Partisë  Socialiste, ku përmendi edhe raste konkrete siç janë momentet e kalimit  të buxhetit të shtetit apo paketës fiskale. “Në fokus të mbledhjes ishte parashtrimi i reformave të qeverisë,  strategjia partneritet publik privat për atë që do bëjmë në favor të  qytetarëve. U fol për tendencën pozitive të ekonomisë shqiptare e  konfirmuar edhe nga Standard and Poor’s. Ne ndajmë me grupin  parlamentar pritshmëritë tona dhe i përgatisim për reformat që do marrin  në 2016 dhe në vazhdim. Ndonjë deputet edhe mund të ketë pasur  paqartësi por grupi parlamentar është i qartë, është i bindur, aq më  tepër gjithë koncesionet nuk dalin asnjë fije jashtë programit të  Partisë Socialiste kur ne kemi qenë në opozitë. Ne i referohemi  partneritetit publik-privat si një nga instrumentet për të ofruar më  shumë shërbime dhe për të thithur më shumë investime, gjë që ne e bëjmë”, u shpreh Ahmetaj Ndërkaq në mbledhjen e grupit u vendos si rregull që ministrat të raportojnë sa  herë që një deputetët ka ndonjë ankesë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency