Operatorët turistike ankesa për taksat e larta në Shqipëri: Më të lartat në rajon

0
220

turistOperatorët turistik kanë ngritur si shqetësim taksat e larta në këtë sektor, në vijimësi kërkuan rishikim të taksës së fjetjes dhe TVSH-së .Presidenti i Shoqatës së Turizmit, Zak Topuzi, i cilësoi çmimet të larta për turistët.Drejtori i Agjensisë së Turizmit anashkaloi kërkesat për ulje të taksave dhe premtoi zgjidhjen e disa prej problemeve më të prekshme, siç është furnizmi me ujë,energji dhe ndërhyrja në infrastrukturë në disa zona.

Shqipëria ka taksat më të larta në rajon për sektorin e turizmit.Në një takim në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, operatorët turistik i kanë bërë thirrje qeverisë të rishikoje taksën e fjetjes dhe TVSH-në, një premtim i pambajtur i Qeverisë.

Zak Topuzi: Ndoshta do një lobim më të madh që Qeveria të kuptojë që turizmi nuk është një industri që duhet penalizuar me taksa, por është një industri që detyrimisht kërkon stimulime për të arritur rezultate siç ka arritur rajoni. Problemet e tjera që kanë qenë gjatë vitit që kaloi, në jug ka qenë problemi i ujërave të ndotura, them se duhet të marrë fund këtë vit, ndërprerjet e energjisë elektrike por dhe tensioni i ulët.

Drejtori i Agjensisë së Turizmit premtoi se ka nisur puna për zgjidhjen e disa prej çështjeve më të prekshme në këtë sektor, siç është furnizmi me energji dhe furnizmi me ujë të pijshëm.

Ardit Çollaku:Javën që kaloi u përfundua Unaza e Jugut 110 KV, e cila do i japë një energji të re këtyre plazheve si dhe do tu sjellë të gjithë atë siguri dhe furnizim energjie elektrike që nuk ishte parashikuar më parë.

Këto diskutime të Ministrisë me grupet e interesit  synojnë që të zgjidhin disa problematika të rëndësishme në sektorin e turizmit vetëm pak muaj para hapjes së sezonit turistik të verës.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency