Vdes njëri prej të plagosurve nga shpërthimi i bombolës në lokalin e Pogradecit

0
180

Bombola-ne-PogradecHumb jetën në QSUT njëri prej të plagosurve nga shpërthimi i bombolës së gazit në lokal të ndodhur pak ditë më parë në fshatin Beragozhd të Pogradecit.

Shpërthimi ndodhi më 1 shkurt dhe 30 persona u plagosën, 6 prej tyre rëndë.

Sot mjekët konfirmojnë humbjen e jetës së Vasfi Fraholli. 52 vjeçari kishte djegie në 60% të trupit dhe që nga momenti kur u shtrua në spital kishte qëndruar në reanimacion.

Në gjëndje kritike për jetën ndodhet një 14 vjeçar, ndërsa 26 të plagosur vijojnë të marrin mjekimin në repartin e djegie plastikës në QSUT

Nga hetimet u zbulua se shpërthimi kishte ardhur si rezultat i  rrjedhjes së gazit, prej bombolës  të plasaritur.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency