Kastriot Myftaraj: BIRN, një krijesë e SOROS-it që keqpërdoret për të goditur politikën

0
355

Cili ka qenë roli i fondacionit Soros në Shqipëri që prej 1992?

Ndonëse Soros është shumë i dëgjuar në Shqipëri, publiku këtu ka një ide të turbullt për atë se cili është ky njeri. Soros është një miliarder, kjo dihet nga të gjithë, i cili ka kryer operacione të tilla në bursat financiare, që mjafton një deklaratë e tij që të tronditen bursat globale. Përveçse si financiar, Soros i ka dhënë vetes edhe një rol prej bamirësi, me anë të fondacionit të tij. Fondacioni i tij i njohur rëndom me emrin Fondacioni “Soros” në fakt ka si emërtim zyrtar atë Fondacioni “Shoqëria e Hapur” (dhe emrin e shtetit përkatës ku vepron). Emërtimi “shoqëria e hapur” vjen nga fakti se Soros pretendon të zbatojë modelin e shoqërisë së hapur të përpunuar nga filozofi i tij i adhuruar Karl Popper, i cili e ka shtjelluar këtë model shoqëror në librin e tij “Shoqëria e Hapur dhe armiqtë e saj”. Sipas tij shoqëritë e mbyllura, të izoluara, totalitare duhet të ndryshojnë, të hapen, duke u çliruar nga dogmat dhe institucionet e ndërtuar mbi bazën e tyre. Me këtë rol, u krijua në Shqipëri Fondacioni “Soros”.

Shteti i së drejtës është një prej programeve të këtij fondacioni. Çfarë ndodhi me Soros dhe programet e tij? A devijuan ato?

Shteti i së drejtës nuk i ka interesuar kurrë Sorosit. Nëse Sorosi do të kishte interes për shtetin e së drejtës nuk do ta çonte fondin e vet të investimeve në ishujt Kajman, si kompani off-shores, por do ta kishte atë në Neë York. Soros e çoi fondin e tij në ishujt Kaiman se donte të ruante sekretin e klientëve të tij, që depozitonin shuma të mëdha në fondin e tij, për të siguruar fitime prej spekulimeve të tij financiare. Programet e Soros në Shqipëri kanë ecur sipas agjendës së tij të vërtetë që është, ajo e krijimit të një elite sorosiane e cila do ta sundojë Shqipërinë.

George Soros-in e kemi parë shpesh në takime me politikanë, Ramën dhe Bashën. Çfarë roli ka Soros në politikë, reforoma dhe integrimin e vendit?

Sorosi në Shqipëri punoi dhe punon kryesisht për të ndërtuar karrierën politike të njerëzve të caktuar dhe më së shumti iu ka shërbyer dy personave, Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Gjithçka që ka bërë Soros në Shqipëri e ka bërë në funksion të karrierës fillimisht të Edi Ramës dhe pastaj të Erion Veliajt. Sigurisht që Soros është marrë dhe me çështje të tjera, ai ka bërë dhe tranime të zyrtarëve, të punonjësve të institucioneve të pavarura etj. Por jashtë promovimit të karrierës së dy personave të mësipërm Soros është marrë kryesisht me mbështetjen e kauzës së minorancave seksuale, gay, lesbian, transgender dhe me mbështetjen e kauzës së legalizimit të drogave të lehta. (si fillim) Pjesa tjetër e veprimtarisë ka qenë në funksion të tyre, ose sa për të kamufluar këto veprimtari.

Po media çfarë raporti ka me Soros?

Sorosi në Shqipëri tregoi një vëmendje të veçantë për median, të cilën e shikonte si mjet të manipulimit të individit dhe të mendësisë kolektive të shoqërisë. Sorosi nuk i ka kursyer paratë e investuara në media, por këto kanë shkuar kryesisht për të blerë në mënyra të ndryshme gazetarët dhe drejtuesit e mediave. Tani që njeriu i Soros Edi Rama është në pushtet, gjërat janë më të lehta për Sorosin, sepse njeriu i tij kontrollon shtetin.

Ka akuza se agjensia e lajmeve BIRN është e blerë prej tij.

BIRN është një krijesë e Sorosit dhe financohet prej tij në një masë të madhe. Por BIRN, përveçse për Sorosin punon edhe për CIA-n. Kjo është një nga linjat ku veprimtaria e Soros dhe CIA-s përputhen mes tyre. BIRN ka burime shumë të mira që në origjinë të tyre shkojnë te Soros dhe CIA.

Meta deklaroi se Soros po thur skenare kundër LSI. Çfarë duhet shqiptarët të presin ende nga Soros?

Soros nuk pajtohet dot me faktin që Edi Rama për ardhjen në pushtet të të cilit Soros ka investuar aq shumë, të jetë i kushtëzuar nga Meta në qëndrimin e tij në pushtet. Meta e zhvlerëson projektin sorosian të “Rilindjes”. Rama pa Sorosin do të ishte diçka krejt tjetër, madje ndoshta nuk do të ekzistonte fare si politikan. Them si politikan, jo si individ. Ne shqiptarët nga Soros duhet të presim që të vdesë sa më shpejt se ai është këtë vit mbush 87 vjeç.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency