Tiranë/ Ambasada Amerikane ofron mbështetje në parlament për dekriminalizimin

0
199

donald-lu-655x356Ambasada Amerikane në Tiranë shprehur mbështetjen për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit. Ambasada informoi se sot ekspertët e SHBA bënë një prezantim mbi praktikat e suksesshme në Amerikë, për të zhvilluar më tej aktet nënligjore të dekriminalizimit.

“Sot, ekspertë teknikë nga Shtetet e Bashkuara bënë një prezantim në parlamentin shqiptar mbi praktikat më të suksesshme në SHBA për hetimin e të kaluarës së zyrtarëve në qeverisje dhe udhëheqësve politikë. Prezantimi u organizua nga Ambasada e SHBA, në mbështetje të përpjekjeve të Shqipërisë për të zbatuar ligjin e dekriminalizimit të miratuar së fundi. Ambasada mirëpret përpjekjet e parlamentit për të zhvilluar më tej aktet nënligjore të këtij ligji të rëndësishëm, dhe mbështet me forcë zbatimin e plotë të ligjit për dekriminalizimin.”

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency