Masakra në Elbasan, familja Mema: Aludohet për lidhje familjare që nuk ekzistojnë, jemi larg ngjarjes

0
218

hetime_7Familja Mema distancohet ndaj masakrës së dy ditëve më parë në Elbasan, ku tre persona u vranë dhe 8 të tjerë u plagosën.

Në një reagim të shkurtër për mediat, ata thonë se: “Mbiemri ynë është keqpërdorur nga ana e medias dhe veçanërisht nga shtypi shkruar.Ne jemi larg kësaj ngjarje dhe këtij konflikti që po përflitet”.

Sipas tyre po aludohet për lidhje familjare që nuk ekzistojnë. Ata apelojnë strukturat shtetërore të vijojnë punën për zbardhjen e ngjarjes.

“Qyteti i Elbasanit na njeh se cilët jemi dhe i kërkojmë medieve që ti referohen vetëm burimeve zyrtare dhe burimeve të tjera të konfirmuara pasi aludohet për lidhje familjare që nuk ekzistojnë.Gjithashtu i kërkojmë strukturave shtetërore që të vazhdojnë punën për zbardhjen e ngjarjes”.

Më herët policia ka shoqëruar për verifikim në polici pjestarë të familjes Mema të dyshuar si të përfshirë në ngjarjen me motiv hakmarrjen me fisin e Çapajve janë shoqëruar për verifikim, ndërsa banesat dhe pronat e tyre u kontrolluan rreptësisht.

Deri tani nuk ka ende asnjë autor të dyshuar.Policia ka vijuar punën edhe gjatë natës duke shoqëruar 19 persona për verifikim.

Policia sqaron se po vijon kqyrja e kamerave të sigurisë , të sekuestruara në një sërë lokalesh e biznesesh që mund të ndihmojnë në identifikimin e automjetit që kanë lëvizur autorët.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency