Mjekët e Spitalit të Traumës komunikojnë gjendien e të plagosurve

0
241

spitali-ushtarakMjekët e Spitalit të Traumës në Tiranë kanë komunikuar paraditen e sotme gjendjen e të plagosurve të mbrëmjes së djeshme në atentatin në Krastë të Elbasanit.

Në komunikimin me mediat, mjekët kanë bërë me dije se një nga të plagosurit, pasi gjendja është përmirësuar, ka lënë spitalin.

Ndërkohë, dy nga të plagosurit e tjerë janë në gjendje të stabilizuar, ndërsa në gjendjen më të rëndë rezulton shtetasi Luan Muça.

Mjekët kanë shtuar se, 3 nga të plagosurit e sulmit të djeshëm ndodhen ende në repartin e reanimacionit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency