Prokuroria e Matit kërkon 6 vjet burg për ish përgjegjësin e OSHEE-së, akuzohet për korrupsion

0
152

oshee3-655x356Prokuroria e Matit kërkon dënimin me 6 burgim për ish-përgjegjësin e OSHEE për zonën e Burrelit, shtetasin Idriz Driçi, i akuzuar për “korrupsion pasiv..”.

Nga hetimi dhe në gjykim rezultoi e provuar se Driçi, duke urdhëruar punonjësit e tij që të ndërhyjnë në mënyrë abuzive dhe të dëmtojnë sahatin elektrik të shtetasit D.K., i ka kërkuar dhe marrë shumën prej 50 mijë lekësh të reja, në këmbim të mos-kallëzimit per “shkeljen” e konstatuar në aparatin matës tee abonentit.

Gjykimi ndaj të pandehurit është zhvilluar me procedurë të shkurtuar.

Ngjarja për të cilën akuzohet i pandehuri Driçi ka ndodhur në dt. 15.09.2015, kur disa punonjës të OSHEE kanë shkuar në vend-ushtrimin e aktivitetit privat të shtetasit D.K., me qëllim kryerjen e një kontrolli “rutinor”.

Gjatë kontrollit, njëri prej punonjësve të OSHEE i ka këputur me pinca vulat e sahatit të energjisë elektrike në prani të të dëmtuarit dhe të tjerët e kanë kanosur, duke i thënë se do të njoftojnë policinë për ta arrestuar për “vjedhje energjie”. Megjithatë, sipas punonjësve të OSHEE, kjo situatë mund të zgjidhet nëse ai “bisedon” me përgjegjësin e tyre, shtetasin Idriz Driçi.

Shtetasi D.K. është takuar me përgjegjësin Driçi, i cili i ka kërkuar 50.000 lekë të reja që ai të mos vijonte procedurat e tjera penalizuese, pavarësisht faktit se dëmtimin e sahatit të energjisë elektrike e kishin kryer me dashje vartësit e tij të OSHEE. I dëmtuari D.K. ka deklaruar se nuk kishte mundësi për të bërë pagesën në atë moment dhe kanë lënë takim një ditë më pas për të dorëzuar shumën e kërkuar të parave.

Pas kësaj bisede, shtetasi D.K. ka bërë kallëzim penal në drejtorinë e Policisë së Qarkut Dibër. Pasi është referuar ky rast në Prokurorinë e Matit, nga ana e prokurorit është lejuar veprimi i mbikqyrur i dhënies së parave.

Ky veprim është kryer në datë 16.09.2015, ora 09.40’ dhe gjatë këtij veprimi është fiksuar fakti se shtetasi D.K. i ka dhënë të pandehurit Idriz Driçi shumën prej 50.000 lekësh, të cilat janë marrë nga ana e tij. Pas marrjes së kësaj shume, i pandehuri Idriz Driçi është futur në automjetin e punës dhe më pas është ndaluar nga ana e forcave të policisë së Drejtorisë së Policisë së Qarkut Dibër. Gjatë kontrollit personal të tij, i është gjetur shuma prej 50.000 lekësh që i ishte dhënë nga ana e shtetasit D. K.

Në këto rrethana, nga ana e policisë gjyqësore është kryer arrestimi në flagrancë i të pandehurit Idriz Driçi, për kryerjen e veprës penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.

Në seancë gjyqësore, gjatë shqyrtimit të kërkesës për vlerësimin e arrestimit të tij dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, i pandehuri Idriz Driçi ka pranuar faktin se është autor i kryerjes së veprës penale.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency