PD: Mbyllja e shërbimit të Urgjencës Mjekësore, një akt i rëndë që do marri jetë njerëzish

0
191

IMG_4177-847x477Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Shëndetësinë, Albana Vokshi dhe deputetët Roland Keta, Albina Deda dhe Arbjola Halimi vizituan dje në mesditë shërbimin e Urgjencës Mjekësore në Tiranë për të kundërshtuar vendimin e qeverisë dhe për të qënë në mbeshtetje të mjekëve të Urgjencës. Për mbylljen e këtij institiucioni shëndetësor, Albana Vokshi, u shpreh për mediat se ky është një akt korruptiv në dëm të qytetarëve të Tiranës dhe shëndetit të tyre. “Kjo është një urgjencë ambulatore që funksionon prej 60 vitesh. Denoncojmë vendimin më të fundit korruptiv të Ministrit të Shëndetësisë për dhenien me koncension të Shërbimit të Urgjencës Mjekësore në Tiranë. Mjekët dhe infermierë po jepen me koncension. Ky është shkatërrimi në qelizë i sistemit shëndetësor” – deklaroi Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Shëndetësinë gjatë vizitës të saj. Gjithashtu ajo shprehu inkurajimin ndaj trupës mjekësore dhe tha se duhet të protestojmë kundër akteve korruptive. “Shërbimi i Urgjencës Mjekësore në Tiranë ofron shërbimin në shtëpi dhe asiston edhe rastet e aksidenteve rrugore, e përfshirë shpesh edhe ne operacionet humanitare në rastet e emergjencave civile. Në fshehtësi të plotë, ky shërbim po shkatërrohet, ekipet mjekësore po ndahen në tre spitale, pa pasur një qendër komande që do të menaxhojë rastet urgjente. Nëse sot një qytetar në Tiranë thërret shërbimin e urgjencës në shtëpi, askush nuk do t’i ofrojë ndihmë. Atij i duhet të shkojë me makinë private në urgjencën e QSUT. Por rasti i tij mund të mos jetë për QSUT, mund të jetë për tek spitali i traumës dhe nga aty i duhet të shkojë po privatisht te spitali tjetër”. Vokshi e përcaktoi këtë zvarritje si një sorollatje e pa fund e qytetarëve. Në fjalën e saj, Albana Vokshi tha se për këtë mjekët do të na e shpjegojnë më mirë se sa jetë njerëzish do të humbin nga kaosi që do të krijohet nga ky akt i papërgjegjshëm dhe korruptiv. “Urgjenca kthehet në pallat, kjo eshte arsyeja. Është vendim antihuman, antiligjor e që do rëndojë mbi shendetin e qytetarëve të Tiranës. Kryen nje volum vizitash rreth 4000 raste në muaj” – nënvizoi Albana Vokshi. Ndërkaq, në fund të deklaratës së saj, ajo tha se ne i bëjmë thirrje Qeverisë që të tërhiqet nga ky vendim jo-transparent, në shkelje flagrante të ligjit, i marrë në fshehtësi të plotë

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency