Katastrofë ekologjike, tonelata me mbeturina lundrojnë në liqenin e Fierzës

0
161

 

liqeni-i-fierzesGjithçka ofron liqeni i Fierzës ditët e fundit për gjithë vizitorët e saj është ndotja

Me shtimin e prurjeve të ujit në liqen është rritur edhe niveli i mbeturinave që lundrojnë në sipërfaqen e saj, një situatë kjo që po kthehet në një traditë të katastrofave ekologjike që ndjekin njëra pas tjetrës liqenin e Fierzës.

Duke denoncuar produktin zero që kanë prodhuar takimet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Kosovës për dhënjen e statusit “Zonë e Mbrojtur”, Shoqëria civile në Kukës ka bërë apel që liqenit të Fierëz t’i përcaktohet një pronar pasi sipas tyre ende nuk dihet se cili institucion vendor apo qëndror duhet të merret me menaxhimin e kësaj prone publike.

Rifat Demalija: Duhet të ketë një pronar liqeni i Fierzës, sepse ashtu do ketë dhe përgjegjësi direkte.

Lavdrim Shehu: Ndërhyrja duhet të jetë komplekse, përfshi dhe në Kosovë

Ndotja në Liqenin e Fierzës është një histori që përsëritet prej disa vistesh ku pjesa më e madhe e mbetjeve vijnë nga Kosova, përmes lumit Drini i Bardhë, por edhe nga Maqedonia përmes Drinit të Zi. Kjo sipërfaqe e liqenit, e ndarë në katër segmente, arrin në rreth 19 kilometër katror. Në vitin 2012 u zbatua një projekt për pastrimin e liqenit, por ai nuk pengoi ardhjen e mbeturinave sërish.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency