Flet psikoterapisti: Komunizmi, “dhimbja” e shqiptarëve

0
159

robertTraumat sociale e kryesisht ato që lidhen me shenjat që ka lënë regjimi totalitar në shoqerinë shqiptare, ka qenë një prej arsyet që ka sjellë në Tiranë psikoterapistin me përvojë ndërkombëtare Z. ROBERT HARRIS. Teksa ka mbajtur një leksion me studentë në një format analizë grupi, Profesor Harris ndan sekretin e asaj gjendje që quhet traumë sociale, e që në kontekstin shqiptar mbetet padyshim ajo post regjimit komunist.

Harris: Nje tjetër traum ne Shqipëri, është trauma sociale e periudhes së komunzimit, e cila ka lënë shenjë në psikiken e njerezve. Natyra e traumës është e tillë që ajo të shmanget dhe të shtypet për tu harruar sepse ngjarjet janë tepër të dhimbshëm për tu sjellë në kujtesë. Shoqërite totalitare na imponojnë se kush duhet të jemi, dhe cfare duhet të mendojmë. Në shoqërinë shqiptare, duhet të përfaqësonim njeriun socialist, të ishim dicka që dikusht tjeter kishte shpikur për ne.

Por si mund të shpëtojë një shoqëri nga traumat sociale që shtypin dhe tjetërsojnë individin? Profesor Harris e ka një përgjigje.

Harris:  Një nga problemet me traumën sociale është se ajo shpeshpherë represohet (shtypet) dhe kur fillojmë të mendojmë e kemi të pamundur ta shprehim atë. Mënyra më e mirë është të eksplorojmë cfarë ndodh me ne dhe brenda nesh për atë që ka ndodhur. Analiza e Grupit të ndihmon për këtë pasi  ka te beje me krijimin e nje mjedisi te sigurte ku njerezit te shprehen lirshem me njeri tjetrin. Analiza e grupit te jep mundesine te eksplorosh se kush je dhe cfare deshiron qe te jesh, si ndihemi per veten dhe per eskperiencat tona.

Në vitet e fundit, rastet klinike dëshmojnë se trauma më e madhe sociale është ajo që lidhet me filozofinë e të jetuarit me moton ” Paraja të bën të lumur”

Harris:  Një nga aspektet më të rrezikshme të traumës sociale në shoqërinë e sotme është besimi në sistemin e ekonomise se lire, pra besimi që çdo njeri mund të jetë i suksesshëm, besimi, se vetem nese fitojme dhe kemi me shume para, ne mund te jemi te lumtur. Kete mengjes pata nje bisede me studentet e universitetit te Shkencave Sociale, dhe ata më pyeten “nëse ke para, je i lumtur, apo jo?” Kjo, thjesht nuk është e vërtetë. Disa nga njerëzit që janë më të palumtur janë njerëzit e kamur pasi ata kane frike te humbasin ato qe kane. Keshtu qe problemi me i madh per momentin qe ndikon ne efektet e traumes sociale eshte pabarazia, psh levizja e refugjateve qe luftojne per te hyre ne Europe, kjo sepse ata mendojne qe ata jane te varfer dhe europianet jane me te pasur.

Në Seminarin e mbajtur në qendrën rinore në Kryeqytete, pjesmarrësit kanë ndarë opinionin e tyre lidhur me traumën sociale, si janë ulur në një eksperiencë të shkurtër grupi analitik.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency