Çuçi i pakënaqur me prokurorinë: Cështjet nuk merren seriozisht

0
172

cuci2Koordinatori Kombëtar kundër Korrupsionit, Bledi Çuçi shpreh rezerva të hapura ndaj prokurorisë, për mungesën e hetimit të rasteve të korrupsionit të denoncuara në portalin antikorrupsion.

Çuçi thotë se edhe pse njësia kundër korrupsionit ka referuar mbi 170 raste, numri i hetimeve është vetëm 2, dhe në gjykatë nuk ka përfunduar asnjë

Bledi Çuçi: “Për fat të keq nuk ka pasur, ose ka pasur shumë pak avancime në prokurori. Mund të jenë 1 ose 2 çështje që janë marrë seriozisht nga prokuroria, por në dijeninë time nuk ka ende asnjë dosje në Gjykatë. Reforma në Drejtësi do të japë një impuls tjetër për këtë moskoordinim apo mospërputhje”

Zoti Çuci thotë se janë më shumë se 13 mijë rastet e denoncuara për korrupsion në faqen e internetit “Stopkorrupsionit.al” ku çdo qytetar shqiptar apo i huaj ftohet të denoncojë rastet e korrupsionit, duke garantuar një përgjigje për rastin brenda 30 ditëve.

Lufta ndaj korrupsionit, është një nga 5 prioritetet që i është vënë Shqipërisë për të përparuar në BE, dhe në mars të 2015, qeveria miratoi edhe strategjinë ndërsektoriale kundër këtij fenomeni.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency