Gara për kryetarin/ Blushi del hapur: Kandidoj përballë Ramës, mund ta drejtoj më mirë se ai PS-në

0
187

blushi ne top story“Partia e drejtuar nga Rama në këto 3 vjet s’ka demokraci, ka kryetarë banditë nëpër degë. Sot PS nuk është as e majtë dhe as e djathtë. Duhen zgjedhje me parimin një anëtar një votë”

Blushi: Në vitin 2009 PS-ja ishte në opozitë dhe ne kishim mundësi të iknim dhe të bënim parti tjetër, por nuk e bëmë, s’mund ta përçaja një parti në opozitë

 

Deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi  konfirmoi dje për herë të parë se ai do të garojë për postin e kryetarit të partisë ku bën pjesë nëse do të ketë një garë në Kongresin e 19 marsit. Në emisionin “Top Story” në TCH, Blushi tha se Rama po e mban padrejtësisht këtë detyrë duke mos pranuar mbajtjen e zgjedhjeve të brendshme prej dy vitesh. Ai tha se në vitin 2003, megjithëse PS ishte në pushtet, u mbajtën zgjedhje brenda partisë dhe Rama u lejua të garonte. Sipas Blushit në vitin 2009, Rama i humbi zgjedhjet, por nuk u largua. Madje sipas tij ai ndryshoi statutin dhe rikandidoi. “Ndërsa në vitin 2013, pasi fitoi zgjedhjet, Rama nuk mbajti më zgjedhje. A është kjo demokraci e brendshme?” – tha Blushi. Në këtë kontekst ai shtoi se,: “Kjo parti e drejtuar nga Edi Rama në këto 3 vjet nuk ka demokraci, ka kryetarë banditë nëpër degë, ka njerëz nga shekulli i kaluar që kanë zaptuar jugun. Unë konkurroj se mendoj që e drejtoj PS më mirë se Edi Rama, e bëj më kolegjiale, më të hapur, një parti që nuk fut banditë dhe nuk zëvendëson ata që lexojnë me ata që kanë armë sepse kjo po ndodh. Shumë njerëz më thonë për ca e bën ti këtë? Unë e bëj këtë për njerëzit, e bëj këtë për të gjithë, e bëj se besoj që mund ta drejtoj PS më mirë se Edi Rama, ta bëj një parti demokratike, të hapur, kolegjiale dhe një parti të majtë sepse nuk është ashtu sot. Kërkoj të ketë zgjedhje me parimin një anëtar një votë”.

Partia Socialiste

Sipas Blushit Partia Socialiste ka humbur identitetin e saj dhe nuk po qeveris si e majtë. “Të gjithë vendimet që janë marrë kohët e fundit në Parlament dhe ato që janë tërësisht personale. Të gjitha koncesionet. Sot PS nuk është as e majtë dhe as e djathtë, është konfuze. Në 3 vjet varfëria është shtuar dhe ne nuk bëjmë aq sa duhet për të varfërit. Po si mund të bëjmë për të varfërit kur partia ka ose banditë ose të pasur. Si ka mundësi që në grupin tonë parlamentar janë 10 njerëzit më të pasur në shqipëri? Pse vijnë ata në një parti të majtë?”, u shpreh ai. Ndërka deputeti socialist tha se kërkon mbajtjen e zgjedhjeve brenda PS-së për të risjellë demokracinë dhe kolegjialitetin.  “Partitë politike janë fuqitë e pushtetit, nëse ato nuk janë demokratike nuk mund të ketë demokraci. Merkeli në maj kishte fituar zgjedhjet e përgjithshme, apo fill mbajti zgjedhjet brenda partisë. Thatcherin e hoqi partia e vet, jo zgjedhësit, Toni Blair e hoqi partia e vet. Partia të heq kur sheh që nuk jep më garanci që zgjedhjet fitohen. Nuk them që jemi në këtë pikë, por, partitë janë fuqia e shtetit. Jemi partia e parë në Europë që perëndimi na ka thënë dekriminalizoheni, sepse ligji kaloi për ne. Por si hynë banditët në Partinë Socialiste? Si hynë këta? Asnjëri nuk hyri vetë, i futi mungesa e demokracisë brenda partisë”, deklaroi ai. Më tej Blushi bëri të ditur se ka shumë dyshim mbi Ramën. “Kam filluar të kem shumë dyshime për Edi Ramën. Ku janë shijet e këtij njeriu, keni parë ju të fusë në parlament një piktor si vetja apo një shkrimtar. Jo janë shtuar banditët, dhe ai harxhon shumë kohë duke ndenjur me këtë njerëz”.

Pse nuk krijova parti tjetër

Në vitin 2009, Blushi bëri të ditur se në Kongresin e atëhershëm të PS-së, atij nuk iu dha fjala dhe se një kameraman kishte fjetur në çatinë e PS-së vetëm që të regjistronte fjalën e tij të mohuar. Megjithatë, edhe pse pas tensioneve të atëhershme atij iu dha mundësia që të krijonte një lëvizje të re me eksponentë të PS-së, ai refuzoi një gjë të tillë.  “Në vitin 2009 kam kërkuar që të flasë në Kongresin e PS-së. Nuk mu dha fjala. Ka qenë një operator që ka fjetur në çati për të regjistruar fjalën time. PS-ja ishte në opozitë dhe ne kishim mundësi të iknim dhe të bënim parti tjetër. Por nuk e bëmë. Nuk mund ta përçaja një parti në opozitë. Ne sakrifikuam shumë dhe nuk e tradhtuam PS-në. Koalicioni u bë dhe fituam zgjedhjet”, tha Blushi

Rama dhe Ndocaj janë shokë

Ndërkohë Blushi ironizoi dje lajmin e publikuar në media, se Eduart Ndocaj po përgatitet për të kandiduar për kreun e PS-së më 19 mar në Kongresin e PS-së. “Edi dhe Eduarti janë shokë dhe më vjen mirë që do kandidaojnë me njëri-tjetritn. Do të ma bëjnë dhe mua më të lehtë, pasi do t’i ndajnë votat bashkë. Po janë shokë, se kush e futi në listat e kandidatëve Eduartin? E futi Edi. Janë shokë dhe rivalë me shumë të përbashkëta. Të dy janë ndërtues. Eduarti ndërton në Milano, Edi ndërtoi në Tiranë. Unë u uroj garë të mbarë që të dyve”.

 

PS me biznesmenë

Sipas Blushit Partia Socialiste është një parti që e ka humbur konceptin e majtë, pasi në të afrohen vetëm biznesmenë dhe nuk ka program. Blushi tha se në partitë e majta, që kanë në program ngritjen e taksave për të pasurit dhe uljen e taksave për të varfrit nuk kanë pse afrohen biznesmenë. Mirëpo, në rastin e PS-së, sipas tij, nuk ka program dhe këta biznesmenë vijnë për të përfituar sepse politikat e majta nuk zbatohen. Ai tha se dekriminalizimi erdhi pikërisht prej PS-së, e cila afroi banditë në zgjedhje. Në zgjedhjet e fundit, sipas Blushit, PS-në e votuan vetëm 1 në 4 votues. “Kryeministri vendos kujt t’i japë konçesion, Kryeministri vendos se çfarë reformash do të bëjë. Partia nuk ka tagër, ka tre vjet që nuk merr asnjë vendim. Vendimet i merr Rama, Partisë i kërkon vetëm mbështetje pa i dhënë asgjë”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency