Inspektori i SHISH Florian Bushi mohon akuzën, dyshime tek dy koleg të tij

0
409

florian-bushi2Duket se hetimet për çështjen e Fierit , ku një inspector i SHISH sipas akuzës rezulton i implikuar në një vrasje, për shkak të dhënies së informacioneve secrete, autorit të krimit, do të marrë tjetër kthesë. Florian Bushi, inspektori i SHISH, nuk ka pranuar të ketë dhënë informacion sekret Ilir Memushajt që akuzohet për vrasjen e Deniës Kasës në fillim të këtij viti. Para prokurorëve ai është shprehur se nuk ka lidhje me këtë akuzë, ndërsa mësohet se ka përfshirë dhe dy kolegë të tij. Burime të akuzës bëjnë me dije se Bushi ka treguar se tek regjistruesi i tij kanë pasur akses dhe dy kolegë të tjerë.  Ndonëse është pyetur Bushi k amohuar në mënyre kategorike të këtë dijeni për ngjarjen. Ndërkohë nga ana e saj akuza është e bindur se Bushi ka dërguar mesazhet drejt telefonit të Ilir memushajt, akuzuar për vrasjen e Denis Kasës. Mes autorit dhe viktimës ka pasur një konflikt të hershëm, nisur në Holandë për zonat e influencës lidhur me trafikimin e lëndës narkotike. Nga ana tjetër Institucioni i Shërbimit Informativ Shtetëror ka përfocuar masat e sigurisë lidhur me përdorimin e aparaturave.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency