Mbërrin në Kuvend ligji për sigurimin e depozitave, skema do përfshijë qytetarët dhe bizneset

0
147

banka-para_0Projektligji për sigurimin e depozitave, që parashikon zgjerimin e bazës së depozituesve të mbrojtur nga skema, ka mbërritur në Kuvend. Projektligj i ri synon të zgjerojë bazën e depozituesve të mbrojtur nga skema, ku tashmë nuk do të mbrohen më vetëm depozitat e qytetarëve, por edhe ato të tregtarëve dhe shoqërive tregtare. Në relacion theksohet se projektligji i propozuar merr shkas edhe nga rekomandimet e misionit të Bankës Botërore për vlerësimin e sektorit financiar në Shqipëri. Ndryshimet synojnë zgjerimin e bazës së depozituesve të mbrojtur nga skema nëpërmjet përfshirjes së depozitave të tregtarëve dhe shoqërive tregtare në depozitat e sigurueshme. Sipas të dhënave zyrtare, depozitat e tregtarëve dhe shoqërive tregtare që do të përfshihen në skemë arrijnë një vlerë prej 129.6 miliardë lekësh dhe përbëjnë 13% të totalit të depozitave në sistemin bankat dhe 6% të numrit të depozituesve. Bankat i mbajnë dhe pasqyrojnë në zëra të veçantë të kontabilitetit dhe bilancit veprimet me depozitat e tregtarëve dhe shoqërive tregtare. Ndërsa subjektet, që nuk ndjekin veprimtari tregtare janë klasifikuar veçmas tregtarëve dhe shoqërive tregtare. Përfshirja e depozitave të subjekteve të tjerë në skemë duhet të jetë graduale me qëllim administrimin e rrezikut moral për subjektet anëtare dhe depozituesit. Përvoja e vendeve të rajonit për mbulimin e depozitave të subjekteve nuk është e unifikuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency