Kreret e shtetit në një tryezë të përbashkët

0
151

Presidenti Bujar Nishani, kreu i Kuvendit Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës Lulzim Basha do të bashkohen të mërkurën në një tryezë bisedimi mbi korrupsioninzgjedhor.
bashke4
Pritet që këtë të mërkurë të mbahet një konferencë e organizuar nga Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë, me temë “Korrupsionin zgjedhor-nevoja për një reformë elektorale të thelluar dhe gjithëpërfshirëse”.

Ftesat u kanë mbërritur të tre krerëve, gjithashtu dhe liderit të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Mbështetës të kësaj konference janëambasada amerikane në Tiranë dhe ambasada e Zvicrës. KKV bën të ditur se të gjithë drejtuesit e lartë të shtetit dhe të politikës kanë konfirmuar pjesëmarrjen, në këtë panel ku pritet të jenë dhe ambasadorët Donald Lu i SHBA-së dhe Romana Vlahuti e BE-së

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency