Hapsirat publike/ IMT aksione në Kombinat e Petrelë

0
188

hapesirat-publike-655x356Bashkia e Tiranës vijon paralelisht aksionin në disa njësi administrative për çlirimin e hapësirave publike, për t’i kthyer ato në shërbim të komunitetit. Aksioni ka vijuar ditët e fundit në Njësitë Administrative Petrelë, 2, 6 dhe 7, ku punonjësit e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit kanë vijuar me prishjen e ndërtimeve pa leje ose lirimin e hapësirave publike që janë zënë prej vitesh.

Një nga aksionet u përqendrua në fshatin Daias të Njësisë Administrative Petrelë, ku IMT-ja shembi një banesë njëkatëshe, e cila ndodhej në proces ndërtimi e sipër. Nga verifikimet rezultoi se objekti po ndërtohej pa leje ndërtimi dhe asnjë dokumentacion tjetër lidhur me ndërtimin e tij. Objekti ndodhej pranë ambienteve të shkollës së Daiasit dhe ndërhyrja e inspektoratit erdhi pas njoftimit të mëparshëm të bërë nga IMT.

Në Njësinë Administrative nr. 6, rruga “Besim Alla”, IMT, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, prishën një tjetër konstruksion ndërtimor, i cili prej vitesh kishte zënë hapësirën publike dhe përdorej për parkim nga banorët e zonës. Pas denoncimeve lidhur me zënien e kësaj hapësire publike në mënyrë të paligjshme, IMT bëri të mundur çmontimin e këtij konstruksioni dhe kthimin e kësaj hapësire publike në funksion të banorëve.

Në kuadër të zhvillimit të projektit për ndërtimin e Pazarit të Ri, IMT ndërhyri me pastrimin e disa ndërtimeve që pengonin zhvillimin e zonës. Aksioni u zhvillua në Sheshin “Avni Rustemi”, Njësia Administrative nr. 2, ku IMT së bashku me Policinë Bashkiake kanë ndërhyrë për shembjen e disa magazinave e dyqaneve të boshatisura. Ndërkaq, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit ka ndërhyrë edhe për lirimin e hapësirave pranë Gjykatës së Shkallës së Parë. Aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje nga IMT do të vijojë dhe njësi të tjera administrative.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency