Konferenca e donatorëve Veliaj: Do të realizohen 112 projekte. Bozdo: Të gjitha mbajnë firmën e Bashës

0
142

enno 005ozdo: Të gjitha mbajnë firmën e Bashës

Sejrie Baleta

Konferenca e donatorëve e mbajtur në Tiranë me temë  “Tirana Smart City 2016-2026”  ku u prezantuan projekte që kanë  si synim zhvillimi të kryeqytetit  të përqëndruara në infrastrukturë dhe shërbime. Të pranishëm në këtë aktvitet, përveç kryebashkiakut Erion Veliaj, ishin Kryeministri Edi Rama, ambasadorja e  BE-së, Vlahutin, përfaqësues të tjerë të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, drejtues të BB dhe institucioneve të tjera partnere. Gjatë konferencës së donatorëve, kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka prezantuar disa projekte. Ai u dha prioritet parkingjet publike, terminalët për autobusët, zgjidhja e problemit të mësimit me dy turne dhe strehimi i romëve ku në total si numër sipas tij rezultojnë  112. Në fjalën e tijë Veliaj shpjegoi disa nga projektet që do të prezantohen në 3 panele të ndryshme.  Ai shtoi: “Na duhet një partneritet i fortë me privatin dhe ne tashmë kemi në fokus edhe temat e nxehta si temat qe lidhen me zonat rurale. Ne duam që disa zona t’i deklarojmë në zona industriale. Një tjetër projekt lidhet me parkingun e nëndheshëm dhe me krijimin e korsive të biçikletave ”.  Sipas tij, një qytet inteligjent do të thotë të ofrojë cilësi në shërbim, akses në informacion dhe zgjidhje të zgjuara për qytetin. Në përgjigjë të kësajë të fundit në lidhje me qytetin inteligjent koordinatori i përhershem i UNDP Brian J. Ëillams “një vend i caktuar ka një deficion të caktuar në lidhje me konceptin e një qyteti inteligjent ’. Smart City” ose qyteti inteligjent  do të thotë  që   mbeshtet energjinë, inovacionin, rigjenerimin e ideve të reja dhe hapjen e vendeve të reja pune. Ne punojnë për nje botë më të mirë për njerezimin e partneriteti është pjesë e punës tonë”. Ndërsa për Romana Vlahutin, ambasadoren e BE në Shqipëri, e vuri  theksin tek energjia dhe cilësia e jetës së qytetarëve është shumë e rëndësishme. Ndërsa për Ellen Goldstein, Drejtoresha Rajonale e Bankës Botërore për Europën Juglindore nënvizoi se zemra e vizionit  do të sjellë ndryshime konkrete në qytetin e Tiranës. Ndërkohë kreu i qeverisë Edi Rama i pranishëm në konferencë në fjalën e tijë theksoi : “Rezultati i reformës administrative territoriale, do të shërbejë si bazë solide për një zhvillim të qëndrueshëm jo vetëm të bashkisë së Tiranës, por të gjithë territorit”.Por pas mbarimit të konferencës së donatorëve i menjëhershëm ka qënë reagimi i opozitës. Me anë të  një deklaratë të ish-nënkryetarit të  bshkisë së kryeqytetit, Enno Bozdo. Ai  tha se përfaqësuesi i BB lavdëroi projektet e Lulzim Bashës, Rrugën e Kombit, Qendrën e Kontrollit të Trafikut të Tiranës, Terminalin Multimoda dhe Bulevardin e Ri. “Në konferencën e Donatoreve që organizon Veliaj, përfaqësuesi i Bankës Botërore lavdëron projektet e Lulzim Bashës. Rrugën e Kombit dhe Qendrën e Kontrollit të Trafikut të Tiranës, të dyja vepra të Lulzim Bashës”. “Po kështu, – vijoi Bozdo, – Terminali Multimodal, Bulevardi e ri e deri tek 100 projekte të gatshme për rrugë shkolla kopshte çerdhe dhe rikualifikime urbane, të cilat janë lene gati nga Lulzim Basha. Veliaj s’ka asnje vizion dhe asnjë projekt. Për interesa klienteliste zhbëri dhe planin urban te qytetit. E vetmja pune e tij është rritja e çmimit të biletave dhe pazari me pronat publike siç është parku Rinia.​”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency