PD: Ministri Beqaj skandale në shëndetësi, raste rimbursimi pacientësh që nuk jetojnë më

0
133

albana vokshiDeputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka deklaruar për mediat, në lidhje me skandalet dhe abuzimet e Ilir Beqës. Vokshi bëri me dije se miliona lekë u janë dhënë spitaleve private, në mënyrë korruptive, pa zbatuar procedurat, pa zbatuar legjislacionin në fuqi (fq 43-46), pa një vendim te Këshillit Administrativ. “Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit, për veprimtarinë e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për vitin 2014, që gjendet në Prokurori, ka zbuluar zhvatje të milionave edhe në financimin e paketës shëndetësore për shërbime që kryhen në spitalet private. Po ashtu, abuzime janë konstatuar edhe në rastet e dhënies së parave për trajtimet mjekësore jashtë vendit” – deklaroi deputetja e Partisë Demokratike. Më tej ajo nenvizoi se gjatë pagesave, sipas konstatimit të KLSH-së, u gjenden edhe raste rimbursimi pacientësh që nuk jetojnë më. Pra, as të vdekurit s’i kanë kursyer për të vjedhur fonde” – theksoi Vokshi, e cila gjithashtu shtoi se është bërë  kërdi me qindra milionë lekë që shpërndahen nga Ilir Beqa në miq e klientë, sipas interesave të tij, në kundërshtim me ligjin. Deputetja Vokshi tha një ditë më parë, ka bërë publike pjesën e raportit që fliste për skemën kriminale të korrupsionit me rimbursimin e ilaçeve. “Prej politikave Rama-Beqaj kompani serioze jane larguar e të tjera kanë paralajmëruar largimin” – pohoi ajo. Ndërkaq, Vokshi tha se Partia Demokratike i bën thirrje Prokurorisë të hetojë me shpejtësi dhe në mënyrë të plotë këto akte të rënda korruptive, të provuar me fakte e me dokumenta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency