Homazhet për Agron Balën,përcillet për në banesën e fundit nën shoqërimin e të afërmve, miqve e politikanëve

0
141

agron-baleNë hollin e Radio Televizionit Shqiptar u zhvilluan homazhet në nder të gazetarit, Agron Bala, i cili disa ditë më parë ndërroi jetë në një spital në Itali pas një beteje një vjeçare me një sëmundje të rëndë. Të pranishmit në homazhe vlerësuan rolin e tij për kontributin e dhënë për median e lirë dhe të pavarur.

Disa ditë pas ndarjes nga jeta të gazetarit Agron Bala, në hollin e RTSH-së u zhvilluan homazhet në nder të tij,

Të pranishëm në homazhe ishin miq, drejtues të mediave e politikanë të cilët shprehen dhimbjen e thellë për ndarjen e tij nga jeta:

Sali Berisha: Themelues në kushtet e terrorit të vërtetë të rebelimit komunist, të një radioje që do shndërrohej në zërin jo vetëm të opozitës por mbarë qytetarëve shqiptarë dhe që u shndërrua në një legjendë të vërtetë.

Gazetari dhe pedagogu u nda nga jeta disa ditë më parë në moshën 60-vjeçare në një spital në Torino të Italisë pas një beteje për më shumë se 1 vit me sëmundjen e rëndë, e cila i mori jetën.

Profesor Bala u lind në qytetin e Shkodrës. U diplomua në vitin 1982 në Universitetin e Tiranës, në degën gjuhë- letërsi.

Studimet pas-universitare i përfundoi në Paris të Francës.

Pas diplomimit iu përkushtua botës së letrave, radios dhe televizionit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency