Berisha: Një skandal në nivel terrorizmi! Edi Rama mbeshtet terroristët

0
167

saliReferuar ngjarjve dhe dekaratave te fundit, si ne mediat boterore dhe ne ato vendase, ish kryeministri I Shqiperise Sali Berisha vjen me nje deklarate ne profilin e tij zyrtar ne facebook sic vijon: “Edi Rama dhe terroristet e “Hakmarrja per Drejtesi”, Leart dhe Orik Shyti bejne presion te jashtezakonshem ne Gjykaten e Larte per te rihapur ceshtjen e denimit te tyre me jete!

Te dashur miq, Edi Rama dhe terroristet e “Hakmarrja per Drejtesi”, Leart dhe Orik Shyti bejne presion te jashtezakonshem ne Gjykaten e Larte per te rikthyer ne rigjykim, ceshtjen e denimit te tyre me jete. Burime informacioni njoftuan keto dite se Gjykata e Larte eshte ne nje presion te jashtezakonshem te Edi Rames dhe te terroristeve Leart dhe Orik Shyti, te denuar per jete per aktin terrorist te vendosjes se autobombes ne qender te Tiranes ne vitin 1996 dhe vrasjen ne kete akt terrorist te 6 qytetareve dhe plagosjen e 13 te tjereve, thyerjen e bankave dhe vrasjen e drejtorit te pergjithshem te burgjeve, Bujar Kaloshi ne vitin 1996 e nje seri vrasjesh dhe grabitjesh te tjera si dhe vrasjen e shoferit te prokurorit te pergjithshem Dhori Sollaku ne vitin 2000 ne mes te bulevardit Deshmoret e Kombit.

Terroristet Shyti, me ardhjen ne pushtet te neo-bllokmenit Edvin Kristaq Rama jetojne kryesisht ne Shqiperi, drejtojne trafiqet krimininale si ai i fabrikes se miellit te Partise ne Xibrake etj. Pas dy vjet perpjekjesh, Edi Rama ne perputhje me premtimin qe u beri atyre para zgjedhjeve, po ben presione te gjithaneshme te detyroje Gjykaten e Larte te riktheje per gjykim dosjen e grupit terrorist Shyti.

Ky eshte nje skandal ne nivelin e nje akti te mirefillte terrorist, nje ekzekutim i dyte i viktimave te ketij grupi terrorist!”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency