PD/ Reforma në drejtësi, depoziton sot draftin në komision

0
143

KOPartia Demokratike(PD) pritet të depozitojë sot në komisionin e posaçëm, draftin me propozimet për reformën në drejtësi, që përfshin çështje për të cilat opozita është kundër projektit të rishikuar kushtetues, i hartuar nga ekspertët e lartë.

Janë disa pikat ku palët nuk bien dakord, duke filluar me formulën e emërimit të zyrtarëve të institucioneve të larta të drejtësisë (me 3/5 apo 2/3 e votave), çështja e mandatit të prokurorit të përgjithshëm, roli i presidentit në sistemin gjyqësor etj.

Të premten, komisioni i posaçëm për reformën në drejtësi vendosi t’i përcjellë Komisionit të Venecias për ekspertizë tekstin e rishikuar të ndryshimeve kushtetuese, i hartuar nga ekspertët e nivelit të lartë dhe krahas tij dhe opinionet e grupeve parlamentare të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, të cilat kishin rezervat e tyre për draftin.

Në mbyllje të diskutimit të paketës së rishikuar nga ekspertët e lartë, kryetari i komisionit Fatmir Xhafaj ndërsa pohoi qëndrimin e përbashkët të palëve për një sërë çështjesh, ai pranoi dhe ‘rezervat dhe këndvështrimet e ndryshme’ për çështje të veçanta nga ‘pikëpamja e leximit që i është bërë rekomandimeve të ‘Venecias’.
Duke u ndalur tek çështjet e kontestuara nga opozita, lufta kundër korrupsionit brenda sistemit, eficenca dhe përgjegjshmëria e sistemit në raport me dukuritë korruptive dhe çështja e kapjes politike të tij, Xhafaj tha se dy të parat kanë mirëkuptimin e përgjithshëm, ndërsa sa i takon së tretës ‘megjithë këndvështrimet e ndryshme, mund të gjejmë emëruesin e përbashkët’, u shpreh ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency