Itali/ Bie në pranga shqiptari me 6 kg kokainë të pastër

0
144

droga-1-1-768x474Me 6 kilogram kokainë të pastër në makinë po u drejtohej 7 qyteteve të veriut të Italisë për të bërë shpërndarjen. Por trafikanti, një emigrant shqiptar me dokumenta italiane dhe banim në Gjermani, ra në prangat e policisë, në Lenjano, 50 kilometër larg Milanos.

Disa agjentë të policisë, të veshur civilë, po mbikqyrnin zonën pas disa vjedhjeve të njëpasnjeshme të kryera në disa shtëpi.

Gjatë patrullimit ata panë një makinë me targa gjermane dhe vendosën ta ndalojnë, nën dyshimin se mund të ishin hajdutë.

Sapo kanë parë që makina drejtohej nga një shqiptar, 48 -vjeç, ata kanë ushtruar kontroll të imtesishëm dhe kanë vënë re që vendi i levës së marsheve ishte e modifikuar. Nën të ata gjetën një xhep të fshehtë, në të cilin shqiptari që banonte në Lajpcig të Gjermanisë, por me dokumenta të marra në Firence, kishte futur 6 kilogramët e kokainës së pastër, të ndarë në 7 pako.

Secila pako kishte sipër emrin e qytetit ku do të dorëzohej, përfshirë Milanon dhe Bolonjën dhe nofkën e personit që do ta merrte në dorëzim.  Vlera e drogës në treg përllogaritet se do të arrinte në 1 milion euro.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency