OSHEE: Po punohet për defektet nga moti i keq, 11 fidera të stakuara

0
153

osshPërmes një komunikatë të mesditës së kësaj të diele, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka dhënë një raport të detajuar në lidhje me situatën e furnizimit me energji elektrike në të gjithë vendin, ku vërehet ndërprerje e energjisë në disa zona të thella malore për shkak të motit të keq.
Sipas asaj që bën të ditur OSHEE, ekipet e saj me rreth 1867 punonjës nga 10 Drejtoritë Rajonale, janë në terren dhe po ndjekin me përparësi situatën e furnizimit me energji elektrike të të gjithë konsumatorëve, pas problemeve të shfaqura në rrjetin elektrik të vendit me uljen e temperaturave dhe rikthimin e reshjeve intensive të shiut dhe borës në zonat malore. Deri më tani janë 11 fidera të stakuara, pikërisht prej këtyre problemeve, nga 35 që u evidentuan në mëngjes.

I gjithë stafi është i angazhuar në terren mbi bazën e një plani masash për të lokalizuar defektet dhe për t’i riparuar ato sa më shpejt të jetë e mundur. Avaritë kanë prekur rrjetin shpërndarës të tensionit të lartë, të mesëm por edhe atë të ulët.

Problematikat më të mëdha janë vërejtur në zonën e Burrelit, atë të Korçës, por edhe në Kukës. Në Burrel po punohet për zëvendësimin e dy transformatorëve të dëmtuar në fidrin Sllove të Peshkopisë. Në zonën e Korçës dhe në Kukës është bërë i mundur riparimi i defekteve në disa fidra dhe vazhdon puna për riparimin e defekteve të tjera, pavarësisht trashësisë së borës.

Zonat pa energji, sipas rajoneve, janë këto:

Rajoni Burrel: Arras, Fushe Çidhe, Lazrej, Mustafe, Kom. Arra, Bardhaj, Lufaj, Dierre.
Zona Lushnje: Komuna Ballagat.
Rajoni Durrës: Zona Golem, Hamallaj.
Rajoni Elbasan: Papër, Bradashesh, Lunik, Polis, zona Cërrunjë pjesërisht, Rrajcë, Orenjë, zona Stravaj.
Rajoni Fier: Lagja “Kryengritje” në qytetin e Fierit.
Zona Gjirokaster: Lazarat.
Rajoni Korçë: Cerravë, Vloçisht, Voskopojë, Liqenas, Buçimas, Trebinjë
Rajoni Kukës: Lekbibaj, Paç, Kam, Nikolicë, Mamëz, Suroj ,Vile.
Rajoni Shkodër:  Arrëz Miliska, Koman, Kelmend, rrethinat Lezhë
Rajoni Tiranë: Pjesërisht Mulleti, Shëngjergji, pjesërisht Zall Bastari.
Rajoni Vlorë: Gorishtë, pjesërisht Vranishti.

Ndërkohë që të gjithë linjat që furnizojnë hidrovorët janë në punë, ashtu sikurse dhe ato që furnizojnë spitalet dhe konsumatorë të rëndësisë së veçantë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency