Ja si ecën në shkallët e karrierës në Rilindje…

0
1076
 –   Të thëna e të pathëna nga transaksionet e Thesarit të shtetit me firmën e drejtoreshës së Turizmit, që u bë njëkohësisht edhe drejtoreshë në Bashki
 
Julinda Dhame
Sipas të dhënave të marra në platformën dixhitale Spending Data Albania dhe në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit online, dëshmohen mjaft transaksione të diskutueshme dhe që lënë vend për dyshime të tilla.
Pagesat e realizuara nga institucioni i znj. Dhame (AKT) në favor të disa kompanive private të caktuara kanë qenë favore të rëndësishme, që mund t’i ketë vlejtur drejtoreshës promovim. Në fakt, znj. Dhame po ushtron prej disa muajsh edhe funksionin e Drejtoreshës së Përgjithshme të një sektori të rëndësishëm në Bashkinë e Tiranës, edhe pse vazhdon të jetë Drejtoreshë e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit.
Një konflikt i tillë interesi bëhet edhe më serioz, pasi drejtoresha shfaqet rregullisht në publik si drejtoreshë bashkiake, ndërkohë që për muaj me radhë ka vazhduar të marrë pagën edhe si drejtoreshë e AKT-së – institucion qeveritar – në bordero. Dhe, për këtë, nuk reagon askush. Madje, as në opozitë nuk kujtohet njeri (ndërkohë që ka një kallzim penal nga KLSH)!
Mos ka korruptuar “qytetarin dixhital”?
Ky konflikt interesi i një personi që ushtron një detyrë kyçe në një institucion qendror, ndërkohë që mban një detyrë po aq të rëndësishme edhe në një institucion vendor, është absurd dhe, pas kësaj, mund të pritet që kryetari i Bashkisë së Tiranës të punojë njëkohësisht – pse jo?! – edhe si ministër.
 
Tenderat
Çfarë tregojnë transaksionet financiare, të firmosura nga drejtoresha e Turizmit? 
Më 11 dhjetor 2014 AKT lëvron 1.6 milionë lekë për një konferencë, në favor të subjektit SPAZIO EVENTI ALBANIA, që ka si përfaqësues ligjor Francesco Milella-n, një italian nga Puglia, mik i njohur i qarqeve mediatike italiane proqeveritare në Shqipëri.
Për disa botime promocionale në mediat e shkruara, AKT ka paguar për gazeta 4.4 milionë lekë më 06.10.2014.
Të njëjtën shumë AKT e ka paguar për të njëjtin qëllim edhe për nje tjeter gazete we sigurisht nuk ka titazhin e duhur
Në rastin e pagesave për shtypin e shkruar, duket qartë se nuk është zbatuar gjithnjë kriteri i përzgjedhjes së gazetave me tirazhin më të lartë në treg, siç e kërkon këtë ligji i prokurimit publik. mbi drejtoreshën bie barra e provës që të dëshmojë se si ka arritur ti shoerndaje ne menyre selektive. Një gjë të tillë e kërkon ligji. Rrjedhimisht, moszbatimi i kësaj norme përbën shpërdorim të detyrës.
Por nuk mbaron me kaq. Ajo vijon me lëvrimin e 13.4 milionë lekëve për një emision të drejtuar nga Ilva Tare në Ora News. Transaksioni kryhet më 23 korrik 2014. Edhe për këtë rast vlen e njejta logjikë dhe kriteri i mësipërm ligjor. Këtë e ka pohuar edhe KLSH në auditin që i ka bërë “superdrejtoreshës”. Atëherë, mbi cilën bazë ligjore e ka transferuar drejtoresha këtë shumë të majme për një televizion me licensë vendore, impakti i promovimit turistik të të cilit është i pakrahasueshëm me atë të një televizioni kombëtar?
Duke mos u mjaftuar me një shumë të tillë, AKT shkon edhe më tej, kur paguan për “ORA” SH.P.K, në favor të emisionit të Ilva Tares edhe 20 milionë lekë të tjera më 21 gusht 2014…
 
Te tjera transaksione
Por janë transaksionet me një tjetër kompani ato, që duket se i vlejtën më shumë drejtoreshës, duke i dhënë shtytje de facto drejt statusit antiligjor të “superdrejtoreshës”. Bëhet fjalë për veprimet financiare me kompaninë EAG Communication, e cila pak kohë më parë e ka ndryshuar emrin në Eggra Albania. Kompania në fjalë është përfolur në media edhe nga opozita si një kompani që qëndron pranë kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. De jure, ajo drejtohet nga Gentian Skënderaj, por fakti që është themeluar vetëm në vitin 2014 dhe që ka hyrë kaq shpejt në transaksione shumash të konsiderueshme me institucionet shtetërore hedh mjaft hije dyshimi se përse ajo ka qenë e përzgjedhura e AKT-së në jo pak raste.
Më 23 korrik 2014 AKT i transferon këtij sujekti pagesën prej 3.6 milionë lekësh për krijimin e një faqeje web-i..ku dihetvse sa jane cmimet per nje faqe web Më 6 gusht 2014 AKT bën një tjetër transferim shume për AEG, kësaj here për shifrën “mashalla” prej 26 milionë lekësh. Kësaj here bëhet fjalë për prodhim spoti.
EAG ka përfituar nga AKT edhe 4 milionë e 690 mijë lekë të tjera për aktivitetin e Ditës së Verës më 2014.
 
Pagesa për punonjësin e Kryeministrisë
Një tjetër subjekt që ka lidhje të sigurta me qeverinë është Ilir Caslli, i kompanisë Babylon Multimedia, i cili de facto është personi i zyrës së montazhit (propagandës) të klipeve të Edi Ramës, në atë masë, sa ka një zyrë të posaçme për këtë qëllim brenda mjediseve të Partisë Socialiste dhe ka përfituar në dy raste dy pagesa nga AKT për prodhime videosh. Më 11 qershor 2014 në vlerën 2.1 milionë lekë dhe më 19 qershor 2014, po në vlerën 2.1 milionë lekë.
Caslli sot punon në Kryeministri.
 
35 milionë lekë për aleatin e ri të mazhorancës
Ndërkohë, transaksione rekord janë kryer nga AKT në favor të kompanisë Univers Reklama, kur zotërohej nga një pjesëtar i aleates më të re të mazhorancës (PDIU), që sot është kryetar i Bashkisë së Rrogozhinës, Beqir Nuredini (pasi u bë kryetar bashkie, kompania rezulton të ketë një tjetër administrator). Janë dhënë: 3.6 milionë lekë më 27 maj 2014 për kënde promocionale; 1.3 milionë lekë më 31 mars 2014 për arredim stende panairi; 1.1 milionë lekë më 3 mars 2014 dhe 900 mijë lekë më 29 maj 2014 për shpërndarje materialesh, 1 milionë lekë më 30 qershor 2014 për printime.
Ka edhe pagesa të tjera të shumta në favor të kompanisë në fjalë, por janë veçanërisht dy që spikasin, për shkak të vlerës së madhe ekonomike. Më 28 gusht 2014 AKT i paguan kompanisë 17 milionë lekë për krijimin e disa info-pointeve (do të ishim kuriozë të dinim se ku janë sot!). Por shuma më e madhe është padyshim ajo prej 35 milionë lekësh, e lëvruar po më 28 gusht 2014 për prodhimin e “promo gadgets”. Taksapaguesit duhet të dinë se drejtoresha ne dy pozicine sh te rendesishme shtetit shqiptar, që ka diplomë Universiteti i Kamzës, shpenzoi 35 milionë lekë për stilolapsë, kanotiere, kapele kashte verore, topa plastikë plazhi, etj, në formatin promocional.
Megjithatë, po ia “falim” edhe këtë trill. Por, absolutisht e pafalshme është menyra me të cilën i ka shpenzuar paratë e shqiptarëve. Në fakt, ndryshe nga ajo që i kërkon ligji, pra që të promovojë turizmin shqiptar, ajo i shpenzoi të gjitha këto para për të promovuar institucionin e saj(!?), a thua se AKT është në vetvete një destinacion turistik. Mund të duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Në fakt, nëpër të gjitha gadgets-at e prodhuar, nuk qëndrojnë logo si Visit Albania, apo ndonjë emër tjetër destinacioni turistik shqiptar, por vetëm logo e “AKT”-së. Këtu jemi përballë kushteve flagrante të veprës penale të shpërdorimit të detyrës dhe shkaktimit të dëmit ekonomik buxhetit të shtetit, ndaj do të ishte e udhës që Prokuroria, te merrej me kete dosje te harruar ne sirtaret e prokurorise” mbi bazë të denoncimeve të KLSH-së, të ketë parasysh edhe këtë rast. Pa harruar faktin se ajo nuk pranohet nga Britania e Madhe.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency