Tiranë/ Digjet një automjet në ish-Bllok, alarmohen banorët

0
130

Aksident_68Është përfshirë nga flakët e zjarrit një automjet në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.
Automjeti ka marrë flakë në afërsi të një pike karburanti, gjë që ka trembur jo pak banorët, të cilët menjëherë kanë njoftuar policinë.
Kjo e fundit ka çuar në vendin e ngjarjes forcat e shërbimit zjarrfikës, të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit.
Menjëherë pas fikjes së zjarrit, ekspertët kanë thënë se zjarri ka nisur fillimisht në pjesën e poshtme të mjetit, por që shumë shpejt u arrit të fikej në kohë.
Ngjarja u shënua në ish zonën e bllokut dhe automjeti ishte tip Benz.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency