Shërbimet inteligjente italiane/ “Alarm! Shqiptarët po përdoren nga ekstremistët”

0
128

 

isis_1Ballkani e veçanërisht Shqipëria, po kthehen në vendin e preferuar për rekrutim xhihadistësh.E përditshmja ialiane “Il Secolo XIX”, shkruan se kriteret e kërkuara nga rekrutuesit janë dy; njohja e mirë e italishtes dhe aftësi të mira në përdorimin e kompjuterit. Shuma që ofrohet në këmbim është rreth 2 mijë euro në muaj, një shifër e lartë kjo duke pasur parasysh nivelin ekonomik vendor.Qëllimi i këtyre celulave, sipas autoriteteve italiane, është infiltrimi i këtyre personave në mjediset ekstremiste islamike të Italisë dhe kjo bëhet më së miri nëpërmjet  individëve të padyshuar, të ardhur nga Shqipëria.Shqipëria është një problem shumë i madh për Italinë, e për pasojë edhe për Europën, në frontin e ri të luftës anti-terrorizëm, shkruan gazeta italiane.Edhe më herët, mediat e vendit fqinj kanë ngritur alarmin për përfshirjen e shtetasve shqiptarë në luftë përkrah ISIS. E përditshmja “La Stampa”, në ditët e para të 2016 e cilësoi Shqipërinë si “udhëkryqin e xhihadistëve”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency