Monitoriumi i Gjuetisë / Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, grupe pune zbresin në terren

0
149

gjuetariVendosja e një kontrolli shumë të rreptë për sa i përket gjuetisë së paligjshme ka bërë që Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura të zbresë në terren. Aksionet e planifikuara për identifikimin e personave kanë nisur për goditjen e rasteve të gjuetisë së paligjshme. Në fundjavë është kryer krehja e të gjithë vijës liqenore nga Shkodra, në Malësi të Madhe e deri në kufi me Malin e Zi. Fokus i grupeve të punës ka qenë goditja e rasteve të gjuetisë së paligjshme, apo largimi i mjeteve statike të vendosura në ujërat e liqenit në mënyrë të paligjshme.Specifike ka qenë edhe goditja dhe sekuestrimi i mjeteve imituese, fushojza që gjuetarët i përdorin në këneta për përgjim të rosave. Edhe pse nuk ka një bilanc përfundimtar, viti i shkuar është shoqëruar me disa raste goditjesh të gjuetisë së paligjshme me korent, apo forma të tjera të ndaluara.Sipas të dhënave edhe të policisë kufitare, orët e natës janë më problematiket pasi edhe monitorimi është më i vështirë në të gjithë vijën liqenore. “Për çdo aksion dhe rast të evidentuar është mbajtur proçesverbali përkatës që më pas ju referohët organeve kompetente”, bëjnë të ditur burime nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura.Megjithëse një ditë më parë në një deklatarë Kryeministri Rama Monitoriumin e gjuetisëe cilësoi  si një histrori suksesi. “Në një kohë kaq të shkurtër, Moratoriumi i Gjuetisë është një histori suksesi që flet vetë. Asnjë qeveri dhe buxheti i asnjë qeverie sikur të vihej në dispozicion, flas për qeveritë e botës, për të rikuperuar këtë proces dhe këtë situatë katastrofike, nuk do të mund të kishte impaktin që duhet për gjeneratën tjetër në mungesë të bashkëpunimit të plotë me natyrën, pra, në mungesë të Moratoriumit për t’i lënë natyrës të bëjë të vetën”- deklaroi Edi  Rama.Ndërsa ia foli për një histori që flet vetë , nga ana tjetër në mars të vitit të kaluar nga Divjaka i shoqëruar dhe nga ministri Lefter Koka sëbashku me ambasadorin amerikan Donald Lu la të kuptohej se monitoriumi i gjuetisë ishte mirë që të shtyhej edhe për disa vite. Ndërkohë po në muajin mars të vitit 2015 ekspertët e mjedisit kërkuan shtyrjen e afatit. Sipas Përfaqësuesit të Drejtorisë së Biodiversitetit, Ermal Halimi, Ministria e Mjedisit po e konsideron shtyrjen edhe më tej moratoriumin e gjuetisë, duke ndjekur logjikën e kryeministrit Rama. Në konferencën për shtyp për Moratoriumin e Gjuetisë, organizuar nga Shoqata e ruajtjes dhe e mbrojtjes së mjedisit natyror në Shqipëri, ekspertët mjedisorë kanë shtuar se moratoriumi në një vit nuk e ka zhdukur gjuetinë ilegale, por se lufta ndaj tij është e dukshme. Edhe në ditët e ardhshme këto aksione do të vijojnë nga administrata e zonave të mbrojtura me qëllim goditjen e çdo rasti gjuetie të paligjshme, e cila në gjithë këto vite ka lënë pasoja të rënda në një prej pasurive kombëtare, siç është liqeni i Shkodrës.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency