Masa e arrestit/ Gjykata, arrest me burg për Memushajn, bashkëpunoi në vrasjen e Denis Kasës

0
154

Ilir-Memushaj-640x360Gjykata e Fierit ka vendosur të lë në qeli Ilir Memushajn, të arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Denis Kasës në Fier dhe plagosjen e dy personave të tjerë në 8 janar. Para trupit gjykues i pandehuri nuk pranoi akuzën. Ai u shpreh se nuk ka lidhje me të. Por ishte prokurori i çështjes ai që kërkoi qëndrimin e Ilir Memushaj në arrest me burg deri në përfundim të hetimeve. Sipas akuës, Memushaj është bashkëpunëtor në krimin e ndodhur në 8 janar. Në një seancë të zhvilluar pa praninë e gazetarëve, mësohet se organi i akuzës të jetë shprehur se ndaj Ilir Memushajt ka prova që vërtetojnë përfshirjen e tij në ngjarje, por për arsye hetimi nuk bëhen të ditura detaje të tjera. Akuza dhe policia janë në kërkim të bashkëpunëtorëve të tjerë në këtë krim. Ende nuk është mësuar se kush është autori kryesor. Ndërkohë Policia e Shtetit në disa raste ka deklaruar se po punon për të zbardhur të gjitha ngjarjet e pas janarit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency