E majta me dy qëndrime/ Mungesa e konsensusit te mazhoranca, nuk zhvillohet mbledhja e Komisionit të Posaçëm

0
114

komisioniKundërshtia e LSI-së ndaj draftit të ekspertëve të nivelit të lartë që deri më tani ka pasur mbështetjen e PS-së ka sjellë qasjen me dy qëndrime të aleatëve kryesore të mazhorancës ndaj reformës në drejtësi. Mungesa e konsensusit brenda radhëve ka sjellë edhe pasoja në ecurinë e mëtejshme të procesit, kjo e reflektuar edhe në shkeljen e afateve të përcaktuara. Kështu ditën e djeshme më 12 janar ishte përcaktuar mbyllja e draftit të reformës në drejtësi që më pas do ti dërgohej Komisionit të Venecias pas konsensusit të prishur për mënyrën e votimit të institucioneve të reja të drejtësisë. Por mbledhja e Komisionit të Posaçëm për reformën në Drejtësi që ishte parashikuar për tu zhvilluar paraditen e djeshme për të shqyrtuar vërejtjet e ardhura nga tryeza e ekspertëve nuk u zhvillua. Megjithëse zyrtarisht nuk u dha asnjë argument për këtë pezullim të mbledhjes, burimet pranë palëve bën të ditur se arsyeja kryesore e këtij akti ka qenë mungesa e dakordësisë brenda radhëve të mazhorancës për draftin final që duhet t’i vihet në dispozicion Venecias. Nga ana e tyre ekspertët e nivelit të lartë pohuan se në draftin e tyre kishin reflektuar edhe vërejtjet që kishin ardhur nga Ministria e Drejtësisë, sikurse edhe ato të PD. Por ky reflektim, duket se nuk ka respektuar një marrëveshje të ekspertëve në prani të ndërkombëtareve që i pengonte ekspertët e nivelit të lartë të filtronin sugjerimet që vinin nga ekspertët e Ministrisë së Drejtësisë dhe ata të Partisë Demokratike. Në këto kushte, drafti i ekspertëve të nivelit të lartë paraqitet si përfaqësues i vetëm një pjese të maxhorancës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency