Përballet me drejtësinë shqiptari që trashëgoi 7 milionë euro nga biznesmeni italian

0
136

 

eu_1Pronari italian i disa restoranteve i la një trashëgimi prej 7 milionë eurosh shqiptarit që kujdesej për të, por tashmë 62-vjeçari Nuri Guga do të përballet me drejtësinë italiane. Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane që shkruajnë se vëllezërit e biznesmenit Aldo Farinola nga Brindizi kanë denoncuar shqiptarin për ndryshim testamenti. Procesi gjyqësor ndaj 62-vjeçarit filloi pas 7 vitesh hetime rreth ngjarjes. Sipas vëllezërve të biznesmenit që jetoi 93-vite, shqiptari që kujdesej për të ka përfituar nga gjendja e tij e dobët mendore për të bërë ndryshime në testament. Ndërkohë mediat italiane shkruajnë se Nuri Guga ishte shoku i vetëm i të ndjerit, si dhe theksojnë se Aldo Farinola nuk ka pasur asnjë fëmijë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency