Identifikohet kamikazi i sulmit të sotëm në Stamboll (video)

0
130

turqiAutoritetet turke thonë se kanë identifikuar kamikazin i cili hodhi veten në erë duke vrarë 11 persona dhe 15 të tjerë u plagosën. Nabil Fadli është autori i dyshuar i sulmit, emri i të cilit u publikua nga autoritetet,  disa orë pas sulmit në zemër të Stambollit, në lagjen historike Sultanahmet, shumë e frekuentuar nga turistët. Nabil Fadli 28 vjeç ka lindur në Arabinë Saudite.

Sipas autoriteteve, bëhet fjalë për një sulm kamikaz, i cili tronditi të gjithë zonën në afërsi të Xhamisë së famshme blu.

Ngjarja ndodhi rreth orës 10:20 me orën lokale të 12 janarit 2016.

Një dëshmitar në vendin e ngjarjes, Murat Manaz përshkruan atë që pa me sytë e tij:

” Pashë të gjithë skenën, ishte një kaos i vërtetë, të gjithë duke vrapuar pa një drejtim të caktuar. Policët nuk nuk e kuptuan  nga erdhi shpërthimi. Ishin të shqetësuar dhe në të nëjtën kohë po përpiqeshin të evakuonin zonën nga frika e një sulmi të dytë. Sheshi u boshatis plotësisht.

Menjëherë pas sulmit  reagoi presidenti i vendit Rexhep Taip Erdogan i cili tha se sulmuesi është kryer nga kamikaz nga Siria.

Erdogan: “E dënoj me forcë sulmin terrorist në zonën “Sultanahmet” në Stamboll, i shkaktuar nga një kamikaze  me origjinë siriane. Fatkeqësisht, u shënuan 11 viktima nga ky sulm terrorist, mes tyre turiste dhe shtetas turq. Ky incident tregon edhe njëherë se ne duhet të qendrojmë të bashkuar. Duhet të qendrojmë si një kombi  vetëm kundër sulmeve terroriste.”

Erdoan shtoi se Turqia është e vendosur në luftën kundër terrozimit pa asnjë dallim ndaj emrave të grupeve ektremiste. Ai tha se Turqia është kthyer në target të militantëve pasi ajo i lufton me të nëjtën vendosmëri. Mes viktimave 9 janë shtetas gjermanë.

Kancelarja Merkel shprehu shqetësimin dhe keqardhjen

Merkel: Jemi vërtet të shqetësuar për qytetarët gjermanë që janë mes viktimave por edhe për ata që kanë mbetur të plagosur. Duhet ta pranojmë se sot Stambolli u godit, Parisi është goditur, Tunizia është goditur dhe Ankaraja gjithashtu. Sot, terrorizmi ndëkombëtar ka treguar fytyrën e tij të shëmtuar sërish. Pavarësisht dhimbjes që ndjejmë sot, jemi të vendosur për të luftuar terrorizmin.

Mes të plagosurve janë edhe një shtetas norvegjez dhe një nga Peruja.
Muajt e fundit dhuna në Turqi është rritur ndjeshëm, po veçanërisht që pas dhënies fund të armëpushimit mes qeverisë dhe militantëve të partisë prokurde, kryesisht në juglindje të Turqisë.

Në tetor të 2015, 100 persona humbën jetën si pasojë e sulmeve në Ankara, dhe 30 të tjerë u vranë në  kufi me sirinë.

https://www.youtube.com/watch?v=6ORA5XcmUJ4

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency