Letër e një ushatrakeje në mision/ Nënkolonele Bardha Pali: Krishtlindje shumëkombshe në Afganistan

0
406

 

bardhqaTë dashur kolegë të mi ushtarakë, të dashur familjarë, i dashur vendi im. Po ju shkruaj nga Aganistani i largët, Afganistani i përgjakur që me vështirësi po e gjen rrugën e paqes, nga Afganistani ku besimi në zot është ai islam. E di që kur letra ime të mbërrijë tek ju ditët e festive do të kenë përfunduar dhe jeta do të ketë rifilluar me një vit të ri që do të jetë i mbushur plot ëndërra, shpresa dhe besim tek e ardhmja. Ndoshta shumë prej jush i konsiderojnë këto fjalë si fjalë të zakonshme, pa ndonjë peshë të madhe, por kur këto fjalë shkruhen nën fishkëllimat e shpërthimeve që zëvendësojnë shpërthimet e fishekzjarreve në prag festash, më besoni ato nuk janë thjesht fjalë. E megjithatë edhe pse Afganistani nuk feston Krishtlindje, ka një komunitet të vogël brenda tij, pjesë e të cilit jam edhe unë që e përjetoj këtë ditë me harenë e një fëmije. Përzihen bashkë me gëzimin edhe ndjenja të tjera, të pa provuara më parë. Për herë të parë ndodhem larg familjes sime. Më mungojnë 3 fëmijët e mi. Familja ime është si shumë familje të tjera shqiptare, ku besimi është gërshetuar dhe kanë jetuar në harmoni besime të ndryshme brenda një familje. Unë vetë i përkas një familjeje katolike. Ku vigjilja e datës 24 ka një vend të veçantë e pritet si një ndër ditët më të bekuara të vitit. Këtë traditë e kam vazhduar dhe ajo është respektuar në familjen myslymane që më priti nuse. Sa herë unë përgatisja pemën e vendosja dhuratat poshtë saj, vjehrra ime një myslyman e devotshme, gjente në “fshehtësi” kohën për të vendosur dhuratën e saj për mua. Kurse fëmijët dhe bashkëshorti e dinin se përkujdesja ime për ta ishte aty nën pemën ndonjëherë edhë në formë tepër simbolike. Po tani që unë shkruaj këto rreshta c’po ndodh në shtëpinë time, aty në Tiranën e largët? Zemra më thotë se dhurata ime gjendet atje nën pemë, kurse unë këtë vit ju kam lënë dashurinë si dhuratë, ndoshta edhe krenarinë për nënën e tyre që ndodhet në mision. Këto Krishtlindje në Kabul janë një fletë ditari që do më duhet ta shfletoj shpesh në ditët që do të vijnë. Edhe pse është festë, misioni vazhdon të punojë njëlloj. Magjinë e festës në fakt e kemi ndjerë herët, ashtu si e do tradita. Që prej datës 6 dhjetor, ditës së Shën Kollit e kemi nisur punën në misonin  me pemën e madhe në tavolinën e drejtorisë ku unë jam pjesëtare në Comand Action Group (CAG). E poshtë saj një pafundësi dhuratash që do të na suprizonin kur t’i hapnim. Dritat shumëngjyrëshe, zbukurimet e zyrave  kontrastojnë me uniformat tona kamuflazh apo me tensionin që shpeshherë na përshkon gjatë ditës për shkak të natyrës. Por ato janë aty për të na kujtuar sa e bukur dhe e shtrenjtë është jeta. Dhe sa kuptim merr profesioni i ushtarakut për të siguruar paqen e lirinë e popujve.

Dhurata ime nga Carolina e vogël

Ushtarakët kam më tepër se “një familje”. Këtë e kam kuptuar edhe më mirë gjatë këtyre muajve kur familja ime e vogël u zëvendësua me familjen e madhe të RS. Jo në pak raste gjeneral Campell na e thekson se për të dhënë produktin më të mirë të punës duhet të mendojmë  e të veprojmë si një familje e vërtetë. Ky është edhe një ndër motivet që më udhëheq gjatë kryerjes së detyrës. Dhe nga kjo familje e madhe në mision pata sivjet një suprizë të paharrueshme. Pjesa më e madhe e kolegëve të mi janë nga SHBA. Klasa e parë e djalit të një prej anëtarëve të drejtorisë sonë në SHBA kishte përgatitur dhurata krishtlindjeje për të gjithë ne. Unë pata fatin të merrja një pako të përgatiur nga Carolina 6 vjeçare. Ajo kishte paketuar me doçkat e vogla karamele, çokollata, ëmbëlsira, kafe, çaj sapun, shampo, krem duarsh por mbi të gjitha ajo që më bëri më të lumturën në botë ishte kartolina e vogëlushe, e shkruar me ato shkronjat e sapomësuara.  Një kartolinë e mbushur me ngjyra, me yje, zemra e që brenda kishte mesazhin më të sinqertë e më të bukur;

.                                                           ” I am  Caroline ,,,

6 years old, ,,

I love the troops,,,

Happy Holidays.

Dear lord, ëalk ëith the troops

each and every day

Thank you”

Të jem e sinqertë derdha shumë lotë kur e lexova. Jo lotë trishtimi. Ishin lotë gëimi. Sepse e dija se në ato fjalë ishin edhe fjalët e fëmijëve të mi. Ishin urimet e mbarë vogëlushve në botë, që gëzonin të qetë Krishtlindjet pranë familjeve të tyre, pasi e dinin se në roje të qetësisë së tyre janë trupat e Aleancë më fuqishme në botë, ku bënë pjesë edhe vendi ynë. A ka dhurat më të bukur?

Po duket se surprizat e kësaj dite të shenjtë nuk mbarojnë kaq shpejtë. Fëmijët e mi herë me lotë në sy, e herë duke u dridhur zëri nga ekrani i vogël i kompjuterit lëshojnë klithmat e gëzimit që bashkohen në kor “ O Maaaaaa Gëzuar Krishlindjet….O Maaaaa gëzuar Vitin e Ri”. Geni, Ximi, Ola e kuptojnë se mungesa e mamit në këto ditë festash nuk është aspak mungesë dashurie, por është një dashuri që i kalon kufijtë e familjes. Është dashuria për mbarë botën e lirë. Dhe kjo mbrëmje do të ishte e paplotë për mua në veçanti si nënë e grua  pa urimin e Ministrit të Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, gruas që beson te gratë.

Krishtlindjet shumëkombëshe

Ka plot mënya për festuar Krishtlindjet edhe në një vend si Afganistani. E rëndësishme ëshë ta kesh zemrën plot dashuri dhe të jesh rrethuar nga miq e bashkëpunëtorë të vërtetë. Më kujtohen netët e gjatë të Vitit të Ri, kur më ndodhte ta gdhija para televizorit duke ndjekur filmat që jo rrallë tregonin për ushtararët që ktheheshin në shtëpi në vigjilje të Krishtlindjes. Sot unë jam një prej tyre, por akoma misioni im vazhdon edhe pse është drejt fundit.  Në këtë mbrëmje të bukur jemi ogranizuar të gjithë nën përkujdesjen e Ambasadës Amerikane në Kabul për të ndjekur një film në kinema. Të gjithë mbajmë në duar qeset e mëdha të Pop Corn-it dhe secili prej nesh ndërsa ndjek filmin padyshim përfshihet nga malli për shtëpinë. “Going home” sa e bukur është, sidomos kur ja ke dalë të bësh një detyrë aspak të lehtë, një detyrë që do të shënjojë për gjithë jetën. Festa nuk mbaron me kinemanë, ajo është e gjaë plot emocion, plot ngjyra,. Secili nga ne sjellë eksperiencat e festimit në vendin e tij. Kështu kolegu i zyrs nënkolonel John Anderson nga Australia na suprizon tek na thotë: “Tani Santa Klausi sapo ka mbërritur në Australi, i veshur me kostumin e plazhit, pasi atje është verë”. E çuditshme pasi unë jam mësuar ty përfytyroj krishtlindjet me dëborë.  Kjo është e bukura e forcave shumëkombëshe. Dhe për të gjithë ju miq nuk mund të rri pa ndarë me ju, thjeshtësinë e gjeneralëve e drejtuesve të misionit, që zëvendësuan në këtë natë të bukur feste, personelin e mensës dhe me kapucët e kuq të Santa Klausit na shërbyen plot dashuri e respekt. Më thoni: a mund t’i harroj unë këto Krishtlindjet edhe pse nuk isha pranë vatrës së ngrohtë familjare?

Certifikimi i përfundimit të misionit

Festa e Krishtlindjeve ja la vendin përmbylljes së misonit nga ana ime. E fillova këtë mision më 6 korrik dhe atëherë 6 muaj më dukeshin një kohë e gjatë. Tani ka ardhur koha ta dorëzoj detyrën tek nënkolonel Arjan Mullai, koleg dhe mik. Ndiehem çuditshëm. Mezi pres të përqafoj fëmijët, të kthehem në detyrë, të japë kontributet e mia në FA, por nga ana tjetër ndiej se kam lënë një pjesë të zemrës këtu në Kabul. Ndihem edhe krenare. Ceremonia e certifikimit tim do të bëhet nga vetë gjeneral Campell. Kjo për shkak të poziconit që unë kam mbajtur në drejtorinë Fer[all. Tek dëgjoj fjalën e drejtorit të Drejtorisë ku kam punuar kolonel Trout e kam vështirë të mos përlotem. Vlerësimi dhe konsidederat e tij nga përkushtimit e kontributit  tim, për mua nuk është aspak personal. Është pasqyrim i vlerave të ushtarakut të Forcave të Armatosura, e në veçanti i grave ushtarake në rrugëtimin e tyre të vështirë, por jo të pamundur. Po kthehem më atdhe me një medalje të shtuar, por nuk është medalja ajo që më ngroh më shumë zemrën. Zemrën ma ngroh puna e bërë. Një punë që e dua dhe nuk do ta ndërroja me asgjë tjetër në botë. Kam shumë besim se këtë eksperiencë të fituar në drejtoriën e përkujdesit të gruas nën drejtimin e koloneles Dee Gibbon do të kem mundësi ta ndajë me koleget e mia gra në Shtabin e Përgjithshëm e në gjithë Forcat e Armatosura. Bota është e guximtarëve dhe ne gratë ushtarake jemi të tilla.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency