Gjendet 10 km larg motorçikleta e personit që vrau gruan greke dhe i rrëmbeu djalin

0
184

ImageHandler1

 

Policia greke ka arritur të gjejë pas 4 ditësh kërkime, gjurmët e para nga shqiptari Klodi (James) Lesi, që vrau bashkëshorten e tij me thikë dhe rrëmbeu djalin e tyre 4-vjeçar Foivos Lesi. Pasditen e djeshme, policia gjeti motorçikletën e tij dhe një xhaketë të përgjakur të hedhur në shkurre, 1 km larg nga zona bregdetare e Halkidikisë, në Psakoudia, që ndodhet 10 km larg nga Omilia, shkruan Syri.net sipas mediave greke. Autoritetet greke gjykojnë se ato i përkasin rrëmbyesit, Klodi Lesi, birit të Frrokut dhe Pashes, lindur në 22 shkurt 1982 dhe me banim në Ormilia, Halkidiki  dhe janë duke bërë krehjen e të gjithë zonës.  Pavarësisht se në fillim dyshuan se autori  i ishte drejtuar Shqipërisë, tashmë policia greke mendon se Lesi nuk ka pasur mundësi të largohet dhe ndodhet i fshehur brenda vendit. Ndërkohë, fotoja e tij dhe e fëmijës janë bërë kudo publike bashkë me numrat e telefonit për sinjalizim. Në Greqi, qytetarëve iu kërkohet  të kontaktojnë numrat e telefonit 23710-21621, 23710-21642, 23710-21668 të Departamentit të Sigurisë Polygyros, për të siguruar ndonjë informacion të rëndësishëm, që garanton anonimatin dhe fshehtësinë e komunikimeve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency