Policia në aksion, 50 persona në pranga gjatë 24 orëve të fundit

0
132

 

 

poPolicia vijon aksionin për garantimin e rendit dhe sigurisë në vend, si dhe kapjen e personave me precedentë penale apo që janë në kërkim. Gjatë 24 orëve të fundit, policia ka arrestuar në të gjithë vendin 50 persona për vepra të ndryshme penale.

Sipas policisë, janë kapur:

– 15 persona në kërkim

– 11 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor

– 3 persona për dhunë në familje

– 6 persona për trafikim të lëndëve narkotike

– 3 persona nga Sektori kundër Krimit Ekonomik e Financiar

– 2 për kundërshtim të forcave të policisë

– 7 persona në flagrancë duke vjedhur

– 3 persona për armëmbajtje pa leje

Policia Rrugore ka vendosur 1.976 gjoba për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor dhe janë pezulluar 19 leje drejtimi, e bllokuar 17 automjete pa dokumentacion përkatës. Arrestimet e policisë janë bërë në Tiranë, Lezhë, Gjirokastër, Elbasan, Korçë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Shkodër Kukës, Dibër, Qafë Botë, Morinë, Kapshticë e Rinas.

Edhe ne ditet ne vazhdim Policia e Shtetit do të vijojë punen me shërbime te perforcuara duke ngritur pika kontrolli ne akset rrugore, kontrolle të lokaleve të natës dhe atyre te frekuentuara nga persona me precedente penal, për të parandaluar paligjshmerinë nëvend.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency