Atentati në qytetin e Fierit/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

0
133

 

uiPolicia ka zbardhur dinamikën e atentatit të ndodhur në qytetin e Fierit. Sipas uniformave blu, ngjarja ka ndodhur kur makina ku ndodhej viktima dhe 2 të plagosurit, ka qenë në ecje. Atentatorët kanë qelluar me armë dhe nuk dihet ende se si është djegur makina e viktimës.

“Në aksin rrugor Fier-Lushnje në vendin e quajtur “Kthesa e mullirit të artë” është vrarë me armë zjarri shtetasi Denis Kasa, 44 vjeç dhe janë plagosur po me arme zjarri, shtetasit Elton Margariti dhe Klement Kastrati, të cilët janë dërguar në spitalin Rajonal Fier.

Sipas policisë, autorët kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim të makinës tip “Benz” me targa shqiptare AA 414 LC, ku udhëtonte viktima dhe dy të plagosurit.

Ende nuk është verifikuar si është djegur makina e viktimës.

Më pas autorët janë larguar me një automjet tjetër tip “Toyota” veturë me targa të huaja ku i kanë vënë flakën në mes të një are rreth një kilometër nga vendngjarja.

Në vendngjarje grupi hetimor po punon intensivisht për zbardhjen e ngjarjes. Forcat e policisë dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë të Fierit po krehin zonën pasi dyshohet se autori/ët mund të kenë lëvizur me këmbë”, bëri të ditur policia mbrëmjen e sotme.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency