Partia Demokratike do të bëjë një kallëzim penal në Prokurorin e Përgjithshme për kërcënimin e bërë dy ditë më parë ndaj ish-kryeministrit, Sali Berisha.
Në një deklarate të postuar të martën në rrjetet sociale, ish- kryeministrit Berisha tha se ishte kërcënuar nga biznesmeni Besnik Sulaj përmes një sms-je, pasi kishte denoncuar dhënien me koncesion të ndërtimit të një parkimi privat tek Parku “Rinia” në Tiranë, pronarit të kompleksit “Taivan”, për të cilin shkruante se është person i afërt me kreun e qeverisë Edi Rama.
Sipas Berishës, biznesmeni Sulaj e ka kërcënuar duke i shkruar se e kishte personale me të dhe se tani do ta njohë.
Prokuroria e Tiranës ende nuk ka nisur hetimet për ngjarjen. Mësohet se organi i akuzës është në fazë verifikimi të informacionit, për të parë nëse ka elementë të veprës vepër penale dhe pas kallëzimit të Partise Demokratike pritet të ndërmarrë edhe veprime konkrete.
Biznesmeni Besnik Sulaj reagoi pas denoncimit të ish –kryeministrit Berisha, duke e quajtur një episod të pakëndshme dhe reagim pas një përndjekje 15 vjeçare që i është bërë atij./TvKlan