Gjykata e Shkodrës/ ‘Arrest me burg’ për Aleksandër Dushajn, familja e braktis

0
145

 

wwGjykata e Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Aleksandër Dushajn, që vrau dy vëllezërit Abdulla dhe Skënder Shkambi më 2 Janar 2016. Vrasja ndodhi për motive banale, pasi autori kishte kërkuar të martohej me vajzën e Skënder Shkambit, por dy vëllezërit e kishin refuzuar atë si dhëndër për shkak të precedentëve penalë.

31-vjeçari kërkoi faljen përpara trupës gjykuese për krimin e dyfishtë dhe shtoi se Skënder Shkambi e kishte kërcënuar pasi ishte kundër krushqisë. Një detaj tjetër që ra në sy, ishte fakti që familjarët e Dushajt nuk kishin shkuar në Gjykatë për të ndjekur seancën ndaj tij. Ndërkohë, policia kishte marrë masa të forta sigurie për transportin e tij në Gjykatën e Shkodrës.

Pas vrasjes më 2 Janar, 31-vjeçari u arratis nëpër male dhe dy ditë më vonë, u vetëdorëzua në policinë e Tiranës pasi ishte pikasur në sheshin ‘Shqiponja’. Ai tha se u dorëzua në Tiranë, pasi kishte frikë për jetën e tij në Shkodër. Pas marrjes në pyetje në kryeqytet,Dushaj tha se do të vriste edhe vëllain e tretë të familjes Shkambi nëse do të kishte mundësi, kurse sot në Gjykatë ai shfaqi pendesë dhe kërkoi falje për vrasjet.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency