Durrës/ Vrasja e pengut , flet kunati : Nuk kishte konflikte me njeri ishte i papunë

0
139

ppPas gjetjes në Krujë të trupit të pajetë të Gazmend Çollakut që u mor peng në Durrës mbrëmjen e djeshme, ka folur edhe kunati i tij, Juli Kajana. Në një reagim për mediat, ai ka thënë se 33-vjeçari nuk kishte treguar ndonjëherë se kishte konflikte me njeri dhe për momentin ishte i papunë.

Ai shtoi se Çollaku emigronte në Itali për të sigruar para. Gazmend Çollaku u rrëmbye dje me forcë në Durrës nga persona të panjohur të veshur si policë.

Ata e futën në makinën e tyre tip Audi me targa  gjermane dhe u largua në drejtim të paditur. 33-vjeçari u gjet sot në mëngjes i vdekur në një kanal në Krujë, i lidhur dhe i qëlluar me armë pas koke.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency