Orët në vijim reshje më të dendura/ Mazniku: Mos dilni nga shtëpiai

0
144

 

 

nnnnnNënkryetari i Bashkisë së Tiranës Arbër Mazniku inspektoi nga terreni situatën problematike për shkak të përmbytjeve në kryeqytet. Duke folur nga zona e Brrylit, Mazniku tha se gjendja është e rëndë në të gjithë qytetin dhe orët në vijim pritet të ketë një intensitet të shtuar të reshjeve të shiut.

Si konfirmoi se janë evakuar mbi 20 familje për shkak të përmbytjeve dhe shtoi se grupet e punës janë në terren dhe në gatishmëri për t’i ardhur në ndihmë banorëve.

Mazniku i bëri edhe njëherë thirrje qytetarëve të Tiranës që të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe mos të dalin nga shtëpia, sidomos gjatë pasdites pasi pritet përkeqësim i motit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency