Makthi i Zaranikës, mbërthen Elbasanin

0
287

zaranika-2zaranika-1zaran3-150x150

Rikthehet makthi i Zaranikës për banorët e qytetit të Elbasanit. Reshjet e dendura të shiut kanë shtuar së tepërmi prurjet e këtij përroi lumë duke e bërë atë të frikshëm e të pa parashikuar. Të paktën 800 shtëpi pranë digës ndodhen nën panik. Ndërsa dhjetëra pallate dhe qindra banesa të tjera në anë të tij, deri në grykëderdhje, gjithashtu nuk kanë asnjë siguri në ditët që vijnë.

Në 25 vitet e fundit ndërhyrjet në Zaranikë kanë gllabëruar miliona lekë. Por kjo nuk përbën zgjidhje. Problemi qëndron i gjithi tek diga e cila është e mbushur krejtësisht me gurë dhe inerte dhe tashmë ato rrokullisen në shtratin e përroit duke dëmtuar argjinaturat mbrojtëse prej betoni e duke shkaktuar zgavra të thella të cilat u janë afruar ndjeshëm pallateve dhe shtëpive të banimit.

Specialistët dhe vetë banorët e shohin zgjidhjen në ndërtimin e një dige të re. Por ndërtimi i saj kërkon miliona Euro një shumë e pa përballueshme nga bashkia Elbasan. Ndaj kërkohet ndërhyrja e shtetit dhe e donatorëve. Gjithsesi një projekt për ndërtimin e një dige të re ekziston, por nuk dihet se kur do të konkretizohet.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency