Prokuroria , Rezart Taçi zyrtarisht i ka shkaktuar dëm shtetit miliona euro

0
129

 

 

rrProkuroria e Tiranës i ka komunikuar akuzën e mospagimit të taksave biznesmenit Rezart Taçi. Duke qenë se ish-manjati i naftës nuk ndodhet në Shqipëri, akuzat i janë bërë me dije përfaqësuesit të tij ligjor, i cili ka ndjekur nga afër të gjitha etapat e hetimeve.

Njësia task-forcë e Prokurorisë së kryeqytetit prej gati dy vjetësh hetoi mbi veprimtaritë e kompanive dhe bizneseve të Taçit dhe arriti të faktonte akuzën e “mospagimit të taksave”.

Dyshohet se bizneset e Taçi për disa vite me radhë nuk kanë shlyer detyrimet në shtet. Dyshimet e hetuesve janë se dëmi i shkaktuar shtetit nga biznesmeni të jetë disa miliona euro. Pas kësaj Prokuroria pritet të dorëzojë dosjen në Gjykatë, ku biznesmeni do të nisë një tjetër betejë me drejtësinë shqiptare.

Por Rezart Taçi është objekt i një hetimi edhe nga autoritet zviceriane dhe pikërisht nga prokuroria e Gjenevës. Dy kompani të huaja që kanë patur marrëdhënie biznesi me Taçin, e kanë kallëzuar për mashtrim, falsifikim të dokumenteve dhe falsifikim të vulave dhe stampave. Mësohet se autoritet zviceriane kanë sjellë letër porosi në Tiranë, ku kërkojnë informacione dhe kanë lënë detyra për të pyetur disa persona./ABC

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency