Konferencë pë shtyp/ Tahiri :Ja puna e Policisë së Shtetit gjatë vitit 2015

0
114

 

 

ttMinistri i Brendshëm Saimir Tahiri ka dalë në një konferencë shtypi për të pasqyruar punën e Policisë së Shtetit përgjatë vitit 2015. Në fillim të fjalës së tij, ministri tha se numri i telefonatave të qytetarëve që kërkojnë ndihmë në numrin 129 apo denoncimi tek ‘Komisariati Dixhital’ ka shkuar në 35 mijë duke e konsideruar si sukses, si shenjë besimi. Po ashtu, ai vlerësoi se numri i vrasjeve ka qënë më i ulti në 25 vitet e fundit, vetëm 54 vrasje.

“Janë 35 mijë raportime, – tha ministri para medias nga foltorja e Ministrisë së Brendshme, –  që do të thotë se 35 mijë qytetarë kanë ndarë shqetësimet për çështje që ata i shqetësojnë dhe kjo tregon besimin e qytetarëve tek policia dhe gatishmërinë për të pasur ndihmë dhe partner, Policinë.

Komisariati dixhital nisi me parkimin, ndotjen akustike e deri tek njoftimet për armëmbajtje apo ngjarje të dhunshme dhe deri tek parandalimi i vrasjeve, duke na ka vënë ne para provës për ta krthyer në instrument efektiv që të ndërhyjmë në kohë rekord. Shifrat tregojnë besimin e shtuar të qytetarëve tek Policia e Shtetit.”

Më tej,  Tahiri u shpreh se viti 2015 shënon numrin më të ulët të vrasjeve gjatë 25 viteve të fundit. Sipas tij, “janë evidentuar 54 vrasje që përbëjnë numrin më të ulët në 25 vite që është tregues i punës pozitive të Policisë së Shtetit dhe detyrim i shtuar për të ruajtur këtë tendencë suksesi. Siç shikohet dhe krahasur me treguesin e vrasjeve për 100 mijë banorë, duket qartë se rezultatet janë ndjeshëm në ulje ashtu si po të krahasohet me vendet e tjera, ne hyjmë në vendet me tregues të vrasjejeve pothuaj të njëjtë ose më të ulët se ato të vendeve në zhvillim.

Jemi në mesataren e vrasjeve për 100 mijë banorë dhe krahasuar me mesataret e vrasjeve në vendet e zhvilluara, më poshtë se këta tregues, që do të thotë se sigura në vend është mjaft e mirë dhe puna parandaluese e policisë është mjaft e mirë. Rezultati kryesor duket në uljen drastike në shifra të rekordit historik të vrasjeve.

Përsa i përket motiveve, ato meritojnë më shumë kohë për t’u pasqyruar, por pjesa më e madhe, mbi 70% e motiveve të vrasjeje janë të tilla që kërkojnë trajtesë të thelluar në origjinën e konfliktit nga institucione të tjera përveç Policisë; 30% janë për motive të dobëta.

31% e vrasjeve janë brenda familjes, në kuptimin e ngushtë por edhe më gjërë, bëhet fjalë për lidhje farefisnore deri në gradën e dytë apo tretë.”

Ministri foi edhe për disiplinimin e Policisë së Shtetit, luftën kundër korrupsionit në radhët e saj. “Janë denoncuar njëmijë punonjës policie.

Të proceduar penalisht janë 243, ndërsa pjesa tjetër për disiplinë. Kjo nga njera anë tregon punën që duhet të bëjmë për ta bërë Policinë, model dhe shembull të respektimit të ligjit në detyrë dhe jashtë detyrës dhe nga ana tjetër, masën dhe volumin e punës që duhet të bëjmë.

Gjej rastin të falenderoj qytetarët për denoncimin e punonjësve të policisë me telefonata apo video, që na kanë shërbyer neve për të forcuar disilipinën, luftuar shkeljen e ligjit, korrupsionin, luftë që fillon nga vënia e Policisë në shinat e ligjit.

Edhe viti 2014 edhe 2015 në këtë kuadër tregon vendsmërinë tonë për të treguar se Policia duhet t’i bindet ligjit më së pari dhe të kthehet në model të zyrtarit të ndershëm, në model të funksionarit publik që vetë i pari respekton ligjin.

Për ne është prioritet maksimal lufta kundër korrupsionit, kundër abuzimit me detyrën dhe shifrat flasin qartë për vendosmërinë tonë në këtë betejë.

Vijon….

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency