Këshilltarët e djathtë/Transporti urban, Olli: Të mos ndryshojë çmimi i biletave

0
158


nKëshilltarët e djathtë të Bashkisë së Tiranës kanë kërkuar që të mos ndryshojë çmimi i biletave të transportit urban. Leonard Olli tha se kryebashkiaku, i cili ka bërë thirrje për përdorimin e transportit urban për të mbajtur qytetin pastër, duhet të japë zgjidhjen për këtë problem. “Të mendosh që kjo zgjidhje do vijë duke rritur çmimin është e papranueshme, sepse mbi të gjitha e rëndësishme është që cilësia e shërbimit të vijë në koherencë të plotë me mundësitë që kanë qytetarët e Tiranës. Ka zgjidhje alternative, jo zgjidhje në kurriz të qytetarëve. Dhe në rast se dikush do të guxojë të avancojë në këtë drejtim ne paralajmërojmë një përshkallëzim të betejës sonë politike për të hedhur barrën e paaftësisë në kurriz të qytetarëve”, – deklaroi Olli. Dy ditë më parë shoqatat e transportit urban paralajmëruan se prej 1 janarit ky shërbim nuk do të funksionojë. Ata janë takuar edhe me kryebashkiakun Erion Veliaj për të gjetur një zgjidhje për problemin. “Kemi hedhur nga 2-3 milionë euro, kemi blerë autobusë të rinj, kemi 1500 punëtorë. Kemi 4-5 muaj nuk po i japim më paga shoferëve. Kemi marrë kredi. Mos harroni kemi kaluar një 5-vjeçar nuk kemi arritur ti shlyejmë kreditë, dhe me ndërhyrjen e Bankës së Shqipërisë, kemi bërë ristrukturim kredie”, – tha Ferdinand Ibrahimi nga Shoqata e Shërbimit të Transportit Urban. Por nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Arbian Mazniku po atë ditë përjashtoi kategorikisht rritjen e çmimit të biletës për qytetarët pavarësisht se pranon gjendjen e vështirë të sektorit. “Situata është e rëndë, porkryetari i bashisë i bëri të qartë kompanive, bileta 70 lekë nuk është në diskutim. Ne duhet të shohim mënyra alternative për të lehtësuar problemin e kompanive, jemi duke diskutuar paralelisht me ta, bankat apo kompanitë e naftës që u kanë kryer shërbime këtyre dhe kanë kosto të prapambetura”, – tha Arbian Mazniku, nënkryetar i Bashkisë së Tiranës.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency