Universitet/ Tarifa të larta dhe burokracira për një çertifikatë notash

0
154

vertetim

 

 

 

Një studente e Universitetit të Tiranës në Fakultetin e Shkencave Sociale denoncon tarifën e lartë të marrjes së një vërtetimi.

 

Ajo shprehet: “Sot më duhet të merja një vërtetim tek fakulteteti, ku të vërtetonte se jam studente. Kur shkoj tek sekretarja dhe e pyes, ajo më zgjat një fletushkë dhe më thotë: Si fillim duhet të shkosh në bankë e të paguash 250 Lekë ( të reja). Kur të sjellësh mandatin e arkëtimit, do aplikosh për vërtetim studentor, të cilin do vish ta tërheqësh pas tre ditëve. Pra, për një vërtetim studentor do më duhet të paguaj 250 Lekë. Për çertifikatë notash dhe kartonin e diplomës do më duhet të paguaj 1000 Lekë. Për cdo vit bachelor do më duhet ta paguaj 40000 Lekë tarifën. Për një vit master më duhet të paguaj 100 000 Lekë. Nuk e di a më mbeten lekë për të blerë libra.”

 

Studentja në fjalë i bën thirrje të gjithëve të mos paguajnë më për tarifa të tilla, madje të bojkotojnë dhe taksën vjetore të shkollimit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency