PD/ Zhupa: Qeveria shpërblen me miliona euro donatorët e saj

0
132

pdQeveria ka shpërblyer sërish me dhurata prej miliona eurosh, miqtë dhe donatorët e saj edhe për Vitin e Ri, pas tenderave prej miliona eurosh që ata kanë “fituar” gjatë dy vjetëve të fundit.  Ky denoncim ka ardhur nga koordinatorja e PD-së, Ina Zhupa, e cila nga selia blu deklaroi sot se “ministri Ilir Beqja, me firmën e tij, ka marrë tendera të tjerë me vlerë 1 miliardë e 640 mln lekë. Në njerin prej tyre madje, atë të Ministrisë së Jashtme, ai ka qënë ofertuesi i vetëm.

Vazhdon Vilma Nushi me firmën e saj ‘Trimed’ duke marrë 710 milionë lekë nga Beqja dhe spitalet e tjera, kryesisht me negocim dhe pa shpallje.

Godet sërish Sadri Abazi duke futur në dorë nëpërmjet firmës në emër të nipit të tij, 1 miliardë lekë që nga rrugët deri tek KESH-i.

Po ashtu, “Omega Farm”, pronari i së cilës  është nën hetim, vazhdon të marrë para. Rama kërkon të blejë heshtjen e tij me 1 miliardë lekë për Nadirin.

Po ashtu, ndërtuesi dhe Papuli ka marrë një pako këto dy javë prej miliona eurosh, shërbim e shitje makinash. Shikoni qytetarë se çfarë bëhet me paratë tuaja të ndara mes Ramës dhe klientëve të tij.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency