Dekorimi i avokates Laskaj, Lavdie Nela: Firmosi varjen e tim shoqi, duhet të kërkojë falje

0
200

 

 

 

Fatmira-Laskaj-640x425Pas vlerësimit më titullin “Toga e artë 2015” për avokaten Fatmira Laskaj, ka reaguar Lavdie Nela, e shoqja e poetit Havzi Nela, i cili u dënua me varje në litar për disa poezi të tij.

Sipas së shoqes, Shoqata e Avokatëve duhet të kërkojë falje për këtë veprim, pasi sipas saj, avokatja Fatmira Laskaj  ka qenë një prej gjyqtareve që i ka dënuar të shoqin.

Lavdije-Nela“Të paktën të dalin të kërkojnë falje publike, jo se na rikthejnë në jetë të dashurit tanë që na i kanë vrarë, por të na lehtësojnë dhimbjen dhe të dalin të thonë se ‘kemi bërë faje dhe na falni’. Fatmirja ka qenë njëra nga gjyqtaret. Ramiz Alia ka firmosur vendimin për varjen e poetit, jo për vdekjen, por për varjen e vargjeve të lirisë, por ato nuk varen, ato kanë ngelur. Ka qenë edhe Hekuran Isai, ministër i Brendshëm, ka qenë edhe Agim Hoxha, gjyqtar i Kukësit, ka qenë Nikola Qelmi, prokuror në Kukës, janë shumë emra dhe që të gjithë janë vrasës”, thotë Lavdie Nela.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency